Sezoni i ri, "kopje" e vitit te kaluar
Aranit Muraci
Rivaliteti per fitimin e titullit kampion, nuk do te kete asnje ndryshim. Jane po ato ekipe, me nje ndryshim te vetem, qe aktualisht Dinamo eshte forcuar me shume se Tirana, por bardheblute mund te afrojne elemente te tjere cilesore gjate muajit gusht. Sidoqofte, si nje sezon me pare, edhe kete vit, nuk ka eshte rreshtuar asnje ekip tjeter, per te rivalizuar dy ekipet e tjera, ne "valle" per fitimin e titullit kampion ne Shqiperi. Tirana, kampione ne fuqi, kerkon te mbroje kuroren dhe Dinamo e Vllaznia jane po ato rivale, qe garuan edhe nje sezon me pare, e synojne t'i rrembejne titullin. Kur duhen edhe 3 jave nga nisja e kampionatit, keto tre ekipe, ne baze te merkatos se diteve te fundit, do te ndryshojne raportet mes tyre. Shihen pretendente per te fituar titullin kampion ne Shqiperi, Tirana kampione ne fuqi, Vllaznia qe doli ne vend te dyte dhe e humbi titullin ne javen e fundit dhe Dinamo e vendit te trete, qe u dorezua ne javet e fundit te gares, e kane nisur rivalitetin ne distance, ne merkaton e veres. Dinamo e Shkelqim Muces, ne baze te vleresimeve te trajnereve, shihet me ne epersi, per momentin. Sakaq, Tirana nuk do te kete me tre ndeshje derbi por dy, ne edicionin ne vijim, per shkak te renies se Partizanit ne nje kategori me poshte. Ekipi legjendar i Partizanit me 13 tituj te fituar dhe Elbasani, kampion vendi tre vite me pare, rane ne Kategorine e Pare dhe nuk do te jene me ne garen e sezonit te ri futbollistik te Superiores. Dy ekipe me emer ne futbollin tone, si dhe Lushnja e Bylisi i kane lene vendin kater ekipeve te tjera, qe jane ngjitur me lart. Asnje ndryshim tjeter ne strukture, organizim, apo ne perberje te skuadrave. Edicioni i ri, i cili do te filloje me 23 gusht, pervec ngjitjes se kater skuadrave te tjera te cilat do te zevendesojne ato qe rane, do te kete edhe disa ndryshime te paperfillshme ne rregullore, ku vlen te vecohet, vleresimi qe do te behet karshi gjyqtareve. Keta te fundit kane rene pre e dhunes ne ndeshjen e sezoneve te fundit dhe per te ndalur kete fenomen te shemtuar, FSHF ne bashkepunim me klubet dhe me pushtetin lokal, do te kerkoje qe tifozet te ndergjegjesohen dhe te mos perseriten episode te tilla. Gramozi i Ersekes, eshte ngjitur per here te pare ne mes me te mirave te Superiores dhe me nje sponsor te fuqishem, "Taci Oil", pritet te organizohet dhe te debutoje me sukses. Edhe Laci qe eshte rikthyer ne Superiore, ka afruar nje sponsor italian dhe eshte duke vepruar ne merkato. Kastrioti dhe Skenderbeu, dy klubet e tjera debutuese ne kete edicion, jane ndeshur me probleme organizimi. Tre jave para se te startoje gara, ato kane gjetur sponsore dhe po organizohen per sezonin e ri. Besa ka qene aktive ne merkato dhe Flamurtari, pas eliminimit nga Evropa, nepermjet Cipit ka premtuar afrimin e lojtareve te tjere. Shkumbini apo Teuta e Durresit, kane ruajtur fizionomine e nje viti me pare.