Dy barinj nga Berati ne spital, perdornin shume pak ujin
Puna e tyre si bari, nje ne Greqi dhe nje ne Berat i ka detyruar ata, te perdorin shume pak ujin, ndersa jane prekur nga nje infeksion shume i rralle. Edhe vete mjeket nuk dine te sqarojne shkaktarin e vertete te ketij infeksioni, por mendohet se eshte mungesa e higjienes personale, per krijimin e infeksionit i cili favorizohet nga temperaturat e larta. Problemet fillimisht shfaqen ne zonen anale te trupit te njeriut dhe me pas, plaget qe krijohen nga infeksioni, marrin gjithe trupin dhe mund te jene edhe vdekjeprurese. Ne Kirurgjine Interne ne QSUT, po marrin trajtim dy pacientet nga Berati, te semure nga semundja e furnies apo gangrenes gazoze. Njeri prej tyre, L. C (per shkak te etikes dhe ruajtjes se privatesise, "Koha Jone" nuk boton te plote emrat e dy pacienteve) nga Berati u semure gjate kohes qe punonte coban me dhen ne Greqi. Kurse tjetri G. D nga Berati edhe ky po me kete profesion, ka shfaqur te njejtat probleme.
Semundja
Mjeket infeksioniste e lidhin patologjine e gangrenes gazoze apo furnies, me shume shkaqe te cilat ne temperatura te larta, favorizojne prekjen e organizmit prej tyre. Kjo semundje perhapet ne te gjithe trupin dhe pacienti vjen ne gjendje te rende, me plage te medha dhe temperature te larte. Fillimisht infeksioni shfaqet ne regjionin anal, e me pas ka tendence te shfaqet ne gjithe pjeset e trupit. Mjeket keshillojne higjiene te rrepte e kujdes te larte vetjak, pasi infeksione te tilla jane vdekjeprurese. "Te dy pacientet, fillimisht kane ardhur ne gjendje te rende ne spital, pavaresisht se njeri prej tyre ka kryer nje nderhyrje kirurgjikale ne Berat, perseri gjendja e tij nuk kishte asnje permiresim. Me kujdesin dhe ndihmen qe i kemi dhene, tashme te dy pacientet jane jashte rrezikut per jeten", ka pohuar mjeku Enton Bollano, mjek kirurg ne repartin e Kirurgjise Interne. Sipas tij, keto semundje jane te rralla per vendin tone dhe qe ndihmohen shume nga temperaturat e larta dhe mungesa e higjienes vetjake.
Si u shfaq semundja tek dy pacientet
Bariu i cili punonte ne Greqi, eshte ndier keq menjehere dhe ka vendosur te udhetoje drejt Shqiperise per te marre vesh semundjen e tij. Eshte drejtuar menjehere ne spitalin e Tiranes, pikerisht ne repartin e Kirurgjise Interne ne QSUT. "Kam ardhur menjehere nga Greqia, pasi gjendja po behej e paduruar. Ketu ne spital kam gjetur mjeke te vertete, te cilet me kane sjelle nje jete te dyte, pasi mendova se per mua nuk kishte shpetim" thote L.C, duke falenderuar mjekun Enton Bollano dhe stafin e tij. Ndersa pacienti tjeter, ka kryer nje nderhyrje kirurgjikale ne Berat, por i duhej edhe nje tjeter operacion disa oresh ne QSUT, qe te largonte infeksionin e rende qe perhapej ne trup.