E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushaj rikthen Josën si trajner të Vllaznisë

Pas protestave të shumta të tifozerisë dhe të futbollistëve kryesor të ekipit shkodran me në krye kapitenin Grima, presidenti I Vllaznisë Valter Fushaj, pas dy ditëve largim ka rikthyer në skuadër Mirel Josën në detyrën e trajnerit të ekipit. Josa u shkarkua me pretksin e rezultateve të dobta, por e gjithë shkodra e ka mbështetur duke thënë se si Josa trajner më I mirë nuk ka ardhur në shkodër. Të gjithë ishin me të dhe kundër kishte presidentin Fushaj I cili I ndollur përballë një presioni kaq të madh vendosi ta rikthejë trajnerin që e shkarkoi para tre ditësh dhe duke ia besuar ekipin të deri në fundin e kampionatit. Takimi mes të dy palëve do të zhvillohet sot dhe me shumë gjasa palët do të bien dakord dhe që sot Mirel Josa do të quhet sërish trajneri I Vllaznisë. Josa është shprehur se "Rikthimi im si trajner i ekipit të Vllaznisë është i mundshëm dhe këtë do ta bëj në respekt të tifozëve dhe të lojtarëve të këtij ekipi të cilët meriotojnë respektin tim më të madh". Mirel Josa c'është e vërteta ka zhvilluar një punë shumë të madhe në drejtim të përmirësimit të ekipit të Vllaznisë I cili nuk po gjen asesi vetveten në këtë fillim kampionati, ku në pesë javë ka rritur të marrë vetëm 5 pikë. Menjëherë pas shkarkimit të Josë për Gazetën Agon është shprehur ekskuzivisht kapiteni I ekipit të Vllaznisë Armir Grima që e ka cilësuar si shumë të gabuar shkarkimin e trajnerit të ekipit për rezultate të dobta, për të cilat ka fajësuar lojtarët dhe jo trajnerin, dhe ka kërkuar që të rikthehet në n jë konferencë më pas dhe dje u arrit gjithcka dhe që sot Mirel Josa do të jetë trajner I ri I Vllaznisë.
Pergatiti Sokol Paja

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›