E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherard aksidenton një 10-vjeçar

Mesfushori i Liverpulit dhe i Anglisë, Stivën Xherad, u përfshi në një aksident me makinë, në të cilin një djalë 10-vjecar theu këmbën e tij. Xherard ishte duke drejtuar makinën e tij të markës luksoze "Bentely" në rrethinat e Liverpulit, kur ndodhi aksidenti pranë një shkolle, rreth orës 3:15 të mbasdites së ditës së hënë. Futbollsti ndaloi për t'i dhënë ndihmën e parë djalit, derisa erdhi ambulanca. Ylli i Liverpulit më pas shkoi në polici ku sqaroi aksidentin dhe dorëzoi dokumentat e drejtimit të makinës dhe bërë një deklaratë me këtë rast. Djali i dëmtuar quhet Xhemi Heliuell. "Stivën Xherard u ul poshtë dhe mbajti dorën e tij dhe ai u rokullis", - tha babai i djalit, Reg Rogan, për gazetën "The Sun". "Ju e kuptoni ai ishte nën shok". Gjendja e djalit sipas mediave britanike nuk është e rëndë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›