E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zijaj: “Futbolli i sallës me pretendime në botëror”

Sokol Paja
Presidenti I shoqatës sportive të minifutbollit dhe futbollit në salla Flfred Zijaj ka deklaruar se kanë filluar përgatitjet serioze për kampionatin që starton në muajin nëtor. Sipas presidentit të kësaj shoqate organizimi I sivjetshëm do të jetë me një formulë dhe të re dhe model për nga përgatitjet. Pasi për herë të parë ky kampionat do të transmetohet ekskluzivisht nga stacioni televiziv që do të blejë të drejtat për ta transmetuar. Në lidhje me kampionatin e sivjetshëm që është I pesti që organizohet për këtë sport në shqipëri, Zijaj shprehet se shqipëria ka bërë përgatitje të mëdha në këtë sport dhe se shkojnë me pretendime në kampionatin e Minifutbollit në salla që do të organizohet në Maltë. Shqipëria bën pjesë në një grup shumë të vështirë përballë Sllovenisë, Greqisë dhe Maltës, pavarësisht nga kjo ky spoprt kërkon që të marrë maksimumin dhe të bëjë paraqitjëen më të mirë në këto vitet e fundit. Z.Alfred Zijaj si kanë ecur përgatitjet për fillimin e sezonit të ri të kampionatit të futbollit në salla? Shoqata jonë e minifutbollit me mua në krye ka bërë dhe po bën një përgatitje shumë të fuqishme lidhur me kampionatin e sivjtshmë të futbollit në salla ku kryesorja që ne do të kërkojmë do të jetë rritja e cilësisë së këtij sporti dhe produktivitetit të tij. Pas përfundimit me sukses të kampionatit të vjetshmë, po marrim masa të forta organizative që ta përmirësojmë akoma më shumë zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë. Sivjet një tjetër arritje e rëndësishme për këtë sport do të jetë edhe pasqyrimi I kësaj veprimtarie nga disa stacione televizive të cilat kanë shfaqur interes të madh, dhe sigurisht që ne do ta japim këtë të drejtë një televizioni sa më serioz. Si ka ecur organizimi I këtij kampionati deri tani dhe skuadrat pjesëmarrëse? Pas shpalljes së datës zyrtare të fillimit të këtij kampionati, ne do të lajmërojmë që të gjitha ekipet që të kryejnë procedurat e rregjistrimit për një fillim kampionati sa më të mirë dhe pa probleme. Në këtë kampionat ne kemi menduar që të ndajmë në 5 ose 6 zona të minifutbollit dhe4 pastaj ekipet më të mira, fitimtare të cdo grupi do të organizohet në Janar një kampionat I posacëm mes këtyre ekipeve më të mira dhe më të përgatitura. Ndeshjet në këtë kampionat special me skuadrat më productive do të bëhën të tipit vajtje-ardhje dhe më të mirët do të të marrin pjesë pastaj në kampionatin botëror që do të orgnizohet në maltë në muajin shkurt. Sivjet e kemi menduar që në kulmin e kampionatit tonë të përkojë edhe me kampionatin botëror, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur dhe sigurisht të bëjmë paraqitjen më të mirë në këto vitet e fundit. Cilat do të jenë pretendimet e ekipit shqiptar në kampionatin botëror të futbollit në salla? Sporti I minifutbollit duke e krahasuar më vitet e fundit ka patur një rritje cilësore dhe besoj se në këtë kampionat botëror kemi pretendime shumë serioze. Kam mendimin se do të dalim të dytët e hrupit cka do të ishte një sukses për këtë sport në shqipëri. Edhe pse kemi një grup shumë të vështirë prapë se prapë kemi pretendime të mëdha në këto eliminatore. Në grupin tonë bëjnë pjesë Sllavenia, Greqia, Shqipëria dhe Malta . Synimi ynë është që të dalim të dytët dhe kjo do të përbëjë një arritje të madhe, pasi edhe mundësitë i kemi dhe shpreh bindjen se do të arrijmë dicka të mirë në këtë kampionat.ne si ekip kemi pretendime që të dalim shumë herë më mirë se vite e kaluara dhe kam shumë besim se do ia dalim me sukses.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›