E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulimani nokautoi Trapatonin

Reshat Ibrahimi
Në ndeshjen kryesore të javës së 13-të të Bundesligës së Austrisë, mes Salzburgut dhe Austria Magna (0:1) ka shkëlqyer sulmuesi shqiptar Emin Sulimani, ndonëse ai në lojë ka hyrë në minutën e 63-të të ndeshjes. Në minutën e fundit të derbit austriak Sulimani me një gjuajtje nga 25 metra ka shënuar gol, duke i sjell tri pikë shumë të rëndësishme për ekipin e tij Austria Magna. Në një bisedë telefonike për Albania-Sport, lojtari nga Kumanova është shprehur i gëzuar për golin vendimtar që realizoi në kryendeshjen e javës së 13-të të futbollit austriak. "Nuk është shumë me rëndësi se kush ka shënuar. Me rëndësi është që ne fituam të tri pikët dhe kjo më gëzon më së shumti. E fituam konkurrentin kryesor për titull, Salzburg, që drejtohet nga italiani Giovanni Trapattoni, edhe atë në fushën e tyre. Nuk kam besuar se goli im do të përcaktojë fituesin e kësaj ndeshje, por ja që ndodhi", është shprehur sulmuesi Sulimani. Pas kësaj jave Austria Magna e Emin Sulimanit është ngjitur në vendin e parë me 26 pikë, prej tyre 7 fitore, 5 barazime dhe një humbje. Kliko per Golin fantastik te Sulimanit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›