Sokoli i dëshpëruar nga simpatizantët e Bashkimit
.jpg)
Avdyl Salihu
Debutanti në ligën e parë të Maqedonisë, Milano, pas tetë xhirove ka lëshuar kreun e tabelës, pasi që në derbin e zhvilluar në Kumanovë mes Bashkimit dhe Milanos ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2. Ajo që i la hije të zezë këtij derbi, padyshim se ka qenë fyerjet dhe presioni i vazhdueshëm që i është bërë nga disa simpatizues të Bashkimit bankës rezerve të Milanos. Strategu kosovar, që njëherit drejton ekipin e Milanos, në bisedën telefonike ka qenë i kënaqur nga loja e futbollistëve të tij, por njëkohësisht ka qenë i dëshpëruar nga disa simpatizues të nikoqirëve. "Ishte një ndeshje tipike kampionale me karakter të derbit lokal që asnjëherë nuk dihet se kush fiton, kështu edhe ndodhi ngase rezultati i takimit mbeti barabar edhe pse dy herë udhëhiqnim. Ndryshe, loja ishte fer dhe korrekte, gjë që nuk mund të thuhet edhe për sjelljen e disa simpatizuesve, jo të gjithëve", shprehet Sokoli, i cili shton se gjatë karrierës së tij shumë vjecare, asnjëherë nuk është ndier kac i fyer nga simpatizuesit. "Potencoj se jam 20 vjet trajner në Kosovë dhe Maqedoni, kurse në vendin e juaj kam udhëhequr ekipet e Shkëndijës, Bashkimit dhe Milanos, por ajo që na ka ndodh në stadiumin e Bashkimit nuk më ka ndodh në asnjë qytet të Maqedonisë, Kosovës, por as në Serbi, ngase kam qenë edhe sportist edhe kam marrë pjesë në terrenet e ish-Jugosllavisë. Ishte një pengesë që të udhëhiqet ndeshja prej bankës rezerve, për shkak se u gjuanim me gjë sende që ishin të panevojshme. Ata individ që u munduan me prish imazhin e një derbi lokal duhet të identifikohen dhe të diferencohen, sepse të gjithë dëshirojmë që të ketë sa ma shumë ndeshje si ishte ajo në Kumanovë", deklaroi Bylbyl Sokoli nga Prishtina. Ai më tej shprehet se K.F "Milano" nuk e ka merituar at pritje ngase janë duke treguar rezultate të mira në Kampionat. "Milano nuk e meriton këtë, ngase ekipi ynë gjendet në vendin e dytë për momentin, prandaj besoj se këtë më së paku e meritojmë nga publiku Kumanovar", përfundoi strategu kosovar Sportistet e vjetër do të marrin bursa Gjatë vikendit qeveria ka sjellë konkluzë të ligjit për sportistët të cilët kanë lënë gjurmë gjatë karrierës së tyre. Kështu të gjithë sportistët që kanë medalje Olimpike, Botërore dhe Evropiane do t'ju sigurohet një bursë nga shteti në të ardhmen. Në listën e aprovuar gjenden 12 emra potencial, ndërsa ndër emrat shqiptarë gjinden Shaban Sejdiu, Shaban Tërstena dhe legjenda e boksit Aziz Salihu, të cilët njëherësh edhe i plotësojnë kushtet për këtë pagë. Shaban Sejdiu për Albania-Sport, u shpreh se qeveria ka bërë një hap të mirë ngase sportistët në të ardhmen do të jenë më të motivuar për punë. "Qeveria ka sjell konkluzë për këtë ligj. Tani behet përzgjedhja e të gjithë atyre sportistëve që kanë medalje Olimpike, Botërore dhe Evropiane. E përshëndes këtë nismë, për shkak se kjo është mënyra dhe zgjedhja më e mirë për t`i motivuar sportistët tanë, ngase këtu shihet se shteti u siguron sportistëve të merituar ekzistencë në të ardhëm", pohoi Sejdiu. Të njëjtën gjë e shprehu edhe Aziz Salihu, i cili tha se shteti po mendon për sportistët e vjetër, prandaj kjo është nismë e mirë për suksese të reja në të ardhmen. "Jam i kënaqur nga ky gjest, ngase nuk po harrohen sportistët e vjetër. Besoj se kjo do të jetë edhe nismë e mirë edhe për sportistët të cilët do të motivohen më shumë në të ardhmen", pohoi Salihu. Nga ana tjetër edhe përgjegjësi për Sport i Maqedonisë, Dragan Gjurqevski, ka pohuar se qeveria ka sjell konkluzë për këtë ligj dhe tani vetëm mbetet t`i zgjedhim emrat e sportistëve.