E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo: “As te Çelsi, as te Milani”

Sot është dita e rikthimit të Ronaldinjos. I rikuperuar nga dëmtimi "misterioz", jashtëklasi brazilian i Barcelonës është thërritur nga Rajkard për transfertën e Ligës së Kampioneve në Gjermani kundër Shtutgardit. Dinjo shprehet i lumtur për rikthimin dhe këtë e bëri të ditur gjatë një interviste të dhënë për "El mundo deportivo", një gazetë sportive spanjolle e afërt me klubin katalanas. "Kam shumë dëshirë të kthehem të luaj dhe të fitoj, gjatë javësh jam stërvitur mirë. Zërat për jetën time të natës më bënë shumë keq, pasi jam këtu prej pesë vjetësh dhe kam pasur gjithmonë të njëjtën sjellje. Në cdo rast jeta nuk mund të jetë e gjithmonë e mrekullueshme, do t'u përgjigjem të gjithëve në fushë. Më kanë dhënë kënaqësi golat që më ka dedikuar Mesi dhe mbështetja e tifozëve. Krujfi thotë se një lojtar nuk duhet të jetojë me të kaluarën e tij. Këtu jam në shtëpi, jam i kënaqur dhe dëshiroj të qëndroj edhe për shumë vite te Barcelona. As Celsi, dhe as Milani, e vetmja dëshirë e imja është të qëndroj".

Rikthehet Rudi, gëzohet Reali

Robinjo dështoi në rikuperimin nga një dëmtim në kavilje, që e pësoi kundër Getafes, por stafi teknik i Realit të Madridit është gjithsesi i gëzuar me lajmin e mirë të rikthimit të Rud Van Nistelroit pas dëmtimit. Sulmuesi holandez u la jashtë skuadrës gjatë fitores së ngushtë 1-0 me Getafen, por u përshi në listëne 20 lojtarëve që do të udhëtojnë sot për në Romën për përplasjen në Ligën e Kampioneve me Lacion e Igli Tares. Reali i Madridit fitoi ndeshjen e parë kundër Verder Bremenit (2-1), ndërsa Lacio barazoi në Athinë me Olimpiakos (1-1).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›