Fushata- Blushi: Korcarët më të varfër këto 4 vjet
Kandidati për deputet i PS në qarkun e Korcës Blushi, e ka vijuar turin e tij elektoral në këtë qark. Në një takim me banorët e lagjes 11-12 të këtij qyteti Blushi e ka vënë theksin tek varfëria që ka përfshirë shqiptarët në këto 4 vite.
KORCE- Kandiati për deputet në qarkun e Korcës, Ben Blushi ka zhvilluar takime në lagjet 11 dhe 12 të këtij qyteti. Gjatë këtyre takimeve ai ka konstatuar varfërimin e korcarëve në këto 4 vjet, ndërsa është ndalur dhe tek të pastrehët, të cilët jetojnë në cadra dhe varfëri ekstreme. “95% e shqiptarëve sot po varfërohen duke paguar jo vetëm cmime të larta, por korrupsionin e Sali Berishës që po kthehet në babëzi dhe po vret njerëz. nëse marim një të moshuar dhe një të ri dhe i kërkojmë të na përshkruajnë me dy fjale se kush është Edi Rama dhe kush është Sali Berisha, për Saliun do të shkruajnë që ky është ai që bëri 97, ndërsa për Edin do të shkruajnë ky është ai që bëri Tiranën. Prandaj duhet ai që bëri Tiranën pasi ai do të bëjë edhe Shqipërinë”- theksoi Blushi në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)