Fushata- Topalli: Ulja e taksave, shton bizneset
Nënkryetarja e PD Topalli, e ka vijuar turin e saj elektoral në rrethe të ndryshme të vendit, këtë herë në një kontakt më të drejtpërdrejt me qytetarët. Topalli në këto takime e ka vënë theksin tek biznesi i vogël dhe lehtësirat e krijuara nga qeveria.
TIRANE- Vec takimeve me gratë dhe takimeve të fushatës elektorale me banorë të qyteteve dhe komunave ne veri dhe jug të vendit, nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka vijuar turin e saj me kontakte më të drejtpërdrejta me qytetarët në lagje dhe rrugica. Në rrugëtimin e saj përfaqësuesja e demokratëve konstaton rritje të mirëqenies dhe të ardhurave dhe kjo sipas Topallit, falë politikave të ndërmarra nga qeveria në këto 4 vjet. Topalli i ka kushtuar një vëmendje të vecantë edhe takimeve me përfaqësues të biznesit të vogël. Sipas saj ulja e taksave, licencimi brenda 24 orëve kanë bërë që bizneset të shtohen vitet e fundit. Topalli ka garantuar biznesmenët se politika e uljes së taksave do të vijojë dhe se taksat për biznesin e vogël nuk do të jenë më shumë se taksat e përgjithshme 10 për qind. (a.r/news24/balkanweb)