E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- Meta: LSI, me program të qartë punësimi

Kreu i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Meta është ndalur në një takim më banorët e Bathores dhe Kamzës. Në takim Meta ka premtuar zgjidhje të cështjes së legalizimeve, si dhe punësimin e qëndrueshëm të shqiptarëve. 

TIRANE- Zgjidhje të cështjes së legalizimeve ka premtuar kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë takimeve elektorale me banorë të Bathores dhe Kamzës. Meta ka kërkuar votën e banorëve të këtyre zonave më 28 qershor, pasi sic u shpreh ai LSI ka në thelb të programit të saj punësimin për të nxjerrë vendin nga varfëria dhe për ti ofruar fëmijëve një të ardhme më të mirë. “Unë jam i bindur se do të kemë mundësinë me votën tuaj për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë cështjen e legalizimeve, një cështje kjo shumë e rëndësishme sociale, por edhe ekonomike jo vetëm për ju por për të gjithë vendin tonë. LSI-ja ka programin më të qartë dhe më konkret për atë që kërkojnë më shumë shqiptarët sot që është punësimi i qëndrueshëm”- theksoi kreu i LSI-së Meta në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›