Fushata- PDS, Milo: Më 28 qershor rrëzoni qeverinë
Partia Demokracia Sociale, në kuadër të zgjedhjeve të 28 qershorit e ka vijuar turin e saj elektoral në qytetin e Sarandës. Kreu i PSD-së Milo ka theksuar se alternativa e qeverisë Berisha është një alternativë e diktatit politik.
SARANDE- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, ishte në qytetin e Sarandës ku është takuar me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie. Drejtuar elektoratit Milo kërkoi që më 28 qershor votuesit të rrëzojnë qeverinë e djathtë. Alternativa e Berishës- tha Milo është alternativ e diktatit politik, e grabitjes ekonomike, korrupsionit dhe krimit shtetërorë. “Qeverisja e sotme dhe alternativa e Sali Berishës është alternativa e imponimit, nuk është alternativa e lirisë për të zgjedhur. Është alternativa e diktatit politik dhe nuk është alternativa e krijimit të kushteve që shqiptarët të shprehin lirisht vullnetin e tyre politik” – u shpreh kreu i PSD-së Milo. (a.r/news24/balkanweb)