Tiranë, zjarr në pallat, nuk ka të lënduar
Zjarr në katin e gjashtë të një pallati në Tiranë. Mësohet se në shtëpi nuk ka patur njeri në momentin e shpërthimit të zjarrit ndërsa kjo gjë ka vështirësuar shumë punën e zjarrfikësve, të cilët e kanë patur të pamundur të futen në apartament.
TIRANE- Zjarr në katin e gjashtë të një pallati në Tiranë por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima dhe të lënduar. Forcat zjarrfikëse kanë evakuar banorët e pallatit për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve. Ngjarja ka ndodhur në katin e gjashtë të një pallati përballë Ministrisë së Drejtësisë në Bulevardin “Zogu i Parë”. Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë normalizuar situatën. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se në shtëpi nuk ka patur njeri në momentin e shpërthimit të zjarrit ndërsa kjo gjë ka vështirësuar shumë punën e zjarrfikësve, të cilët e kanë patur të vështirë të futen në brendësi të apartamentit.
Ndërkohë ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit ndërsa dëmet e shkaktuara duket se janë të mëdha. (e.n/BalkanWeb)