E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK, Ndoka: KZAZ Shkodër përjashtoi vëzhguesit tanë

Zyra e shtypit e PDK-së informoi se anëtarët e Polit të Lirisë janë përjashtuar nga vëzhgimi në KZAZ-në e qytetit verior të Shkodrës. Ndoka: OSBE/ODIHR të ndërhyjë. 

TIRANE- Partia Demokristiane denoncoi sot përjashtimin e vëzhguesve, anëtar të koalicionit Poli i Lirisë nga Komisioni Zonal i Administratës Zgjedhore (KZAZ) në qytetin e Shkodrës.

Zyra e shtypit pranë kësaj partie informon për NEWS24 se anëtarët e Polit të Lirisë janë përjashtuar nga vëzhgimi në KZAZ-në e qytetit verior dhe se largimi i tyre është “skenar politik”. Më tej zyra e shtypit informon se kryetari i PDK-së Nard Ndoka ka vënë në dijeni OSBE/ODIHR për ngjarjen dhe i kërkon të ndërhyjë sa më shpejt për të shpëtuar procesin zgjedhor.

Sipas Nard Ndokës, Shkodra është mbështetja kryesore e Partisë Demokristiane.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›