Krujë, probleme me infrastrukturën zgjedhore
Probleme janë shfaqur në rrethin e Krujës lidhur me përgatitjet e infrastrukturës zgjedhore. Qendrat e votimit ku sipas kodit të ri duhet të përballojnë një numër jo më të madh se 1000 votues, në disa qendra numri shkon mbi 1500 persona.
KRUJË- Opozita denoncon Bashkinë e Krujës lidhur me problemet e shumta që janë shfaqur në përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore në këtë qytet. Dhe pse vetëm 12 ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, duket se problemet janë evidente. Qendrat e votimit të cilat sipas Kodit të ri Zgjedhor duhet të përballojnë një numër jo më të madh se 1000 votues, në Krujë në disa qendra numri shkon mbi 1500 persona. Gjithashtu probleme vërehen edhe në sallën në të cilën do të kryhet procesi i numërimit të votave. Kjo sallë në fillim është parashtruar si një sallë shfaqjesh multifunksionale, por vetëm më pas është zbuluar se salla e numërimit të votave do të ishte në sallën e Këshillit Bashkiak, dhe jo në një sallë shfaqesh gjë e cila bije në kundërshtim me përcaktimet e Kodit të ri Zgjedhor për sallën e numërimit të votave.
Ky problem ka dalë në sipërfaqe vetëm këto ditë dhe duhet ti jepet zgjidhje brenda këtyre dy ditëve, pasi sipas kodit të ri nuk mund të ndodhin ndryshime në limitin kohorë 10 ditë para zgjedhjeve. Për këtë çështje kryetari i Bashkisë së Krujës i ka dërguar një letër pranë Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve ku i parashtron kërkesat për zgjidhjen e këtyre problemeve. (a.r/news24/balkanweb)