E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata-G99 në Gjirokastër: Politika të reja të rinjve

“Nuk ka forcë tjetër në Shqipëri që mund të sjelli ndryshimin , përvec të rinjve” kështu deklaroi kreu i G99, në Gjirokastër. Veliaj tha se të rinjtë duhet te jene aktivë jo vetëm në dhënien e votës, por edhe në monitorimin e ruajtjes së saj. 

GJIROKASTËR- Kreu i G99, Erjon Veliaj në vijim të turit të tij elektoral u ndal në Gjirokastër. Në një tubim përpara qytetarëve të këtij qyteti, Veliaj e vuri theksin në potencialin e të rinjve të cilët , sic u shpreh ai , përballen me mangësinë e mundësive të barabarta për të qënë të suksesshëm në jetë. Veliaj tha se gjatë këtyre zgjedhjeve do të kishte një rol për të rinjtë shqiptarë, të ishin aktivë jo vetëm në dhënien e votës, por edhe në monitorimin e ruajtjes së saj.

“Nuk ka forcë tjetër në Shqipëri që mund të sjelli ndryshimin , përvec të rinjve të Gjirokastrës dhe gjithë Shqipërisë” theksoi Veliaj.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›