E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Gjinushi: Vendit i duhet një qeveri e ndershme

PSD ka vijuar turin elektoral për zgjedhjet e 28 qershorit në Gjirokastër. Gjatë takimit të zhvilluar kreu i saj Gjinushi ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputet të këtij qarku, lista kryesohet nga Diana Culi. 

GJIROKASTËR- Kreu i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi është ndalur në Gjirokastër ku ka prezantuar kandidatët për deputet, listë që kryesohet nga Diana Culi. Ai tha se vendit i duhet një qeveri e ndershme që punon për qytetarët e saj. “ Nuk mund të ribesojnë shqiptarët një qeveri dhe një kryeministër, i cili është totalisht i paaftë, i cili nuk njeh Kushtetutën e vendit. Në këto 4 vite ka shkelur mbi 15 raste Kushtetutën e Shqipërisë, një qeveri e cila shkel Kushtetutën i ngjan një makine që del nga rruga në cdo kthesë. Nuk të con në destinacionin e duhur, ndaj nuk mund ti besohet sërish vota një kryeministri i cili konfliktohet me të gjithë institucionet e vendit”- theksoi Gjinushi. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›