Ndoka: PS e PD, do kthejnë Kuvendin në garnizon
Në kuadër të fushatës elektorale, grupimi “Poli i Lirisë”, ka ndalur në qytetin e Korcës. Kreu i PDK-së Ndoka, e ka vënë theksin tek dy partitë e vjetra, të cilat sipas tij po do e kthejnë kuvendin në një repart ushtarak.
KORCE- Kreu i PDK-së Nard Ndoka, sëbashku me krerët më të lartë të grupimit “Poli i Lirisë” prezantuan kandidatët për deputet në qytetin e Korcës. Kryetarët e dy partive të vjetra- tha Ndoka, kanë vendosur ta kthejnë Parlamentin nga një institucion debati në një garnizon ushtarak, ku të hyjnë ushtarët e tyre dhe të votojnë në rresht. “Për dy partitë e vjetra politike do të ketë një bllokadë dhe ajo do të jetë me votat e qytetarëve shqiptarë. Ata kanë vendosur që kuvendin e Shqipërisë nga një institucion debati ta kthejnë në një repart ushtarak ku të hyjnë ushtarët e tyre dhe të futen në rresht të votojnë në rresht dhe ti bëjnë lozhe vetëm kryetarëve të partive”- tha Ndoka. (a.r/news24/balkanweb)