E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Topalli- grave: Unë avokatia juaj

Kryetarja e Kuvendit Topalli njëkohësisht dhe nënkryetarja e PD në kuadër të fushatës elektorale në takimet e saj është përqendruar në rolin e gruas dhe ndikim e saj në politikë. Topalli u ka premtuar grave se do të jetë avokatia e tyre. 

TIRANE- Partia Demokratike vendos gratë në fokusin e fushatës elektorale, duke besuar se ato sjellin ndryshimin, shpresën dhe suksesin jo vetëm në familjet e tyre, por edhe në shoqëri. Në funksion të kësaj bindjeje prej gati një viti kryetarja e Kuvendit njëkohësisht nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, po realizon një program takimesh dhe bisedash me zonja dhe të reja në të gjithë vendin. Lajtmotivi është vendosmëria për të ecur përpara të gjitha sëbashku për të vazhduar ndryshimin dhe për të realizuar ëndrrën europiane të fom,ijëve të tyre. Në këtë tur nënkryetarja e Partisë Demokratike Topalli, po u premton grave se do të jetë avokatia e tyre. sipas Topallit e rëndësishme është që gjatë këtyre takimeve i është dhënë një dimension i ri ndërgjegjësimit të gruas për përfshirjen e saj në jetën politike në vendimmarrje dhe në shoqëri. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›