E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekpertiza: Griselda Rroshi nuk ka qënë shtatëzënë

Ekspertiza mjeko-ligjore arrin në rezultatin se Griselda Rroshi muk ka qenë shtatëzënë. Pas ekzaminimeve të bëra pranë Institutit të mjekësisë ligjore, ekspertët mjekoligjor,gjinekologët dhe psikologët kanë vërejtuar se Griselda Rroshi nuk ka pasur shenja të një aborti të bërë ditët e fundit.

Sipas informacioneve mendohet se aborti mund të jetë realizuar kohë më parë dhe Griselda ka pasur një shtatëzani të simuluar. Ekspertiza mjeko-ligjore ndaj Roshit është bërë pas kërkesës së prokurorisë që 28-vjeçares t`i bëhej ekspertiza për të vërtetuar mënyrën se si ajo kishte lindur fonjën e saj.

Ekspertiza paraprake mjeko-ligjore përkon në të njëjtën linjë me prokurorët e çështjes të cilët më herët hodhën dyshime pë shtatëzaninë e 28-vjeçares. Ndërkohë gruaja e kreut të bashkisë së Kavajes, Griselda Rroshi është marrë në pyetje nga grupi hetimor, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo do i nënshtrohet një seance pyetjesh për të hedhur drite mbi vërtetësinë e ngjarjes, që dyshohet se mund të jetë një inskenim i vetë gruas.

Më herët prokuroria hodhi poshtë pistën e pretenduar nga 28-vjeçarja Rroshi për një rrëmbim, pengmarrje dhe lindje të dhunshme të fëmijës së saj për të cilin ende nuk dihet asgjë. Griselda Roshi, bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi denoncoi dje në polici se është rrëmbyer dhe më pas është detyruar të lindë forcërisht fëmijën e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›