E Diel, 1 Nëntor 2026

Numërimi mbrapsht për humbjen/Edi Rama bastis zyrën, heq pikturat dhe suveniret personale

22-04-2011 / Gazeta 55

Kryetari i bashkisë së Tiranës në largim, Edi Rama, në kushtet e sondazheve dhe anketave shkurajuese apo edhe të imazhit krejt ndryshe që ofron kandidati rival nga radhët e mazhorancës, Lulzim Basha, po bëhet gati të largohet një orë e më parë nga zyra e tij në bashki. E ka nisur fillimisht duke mbledhur dekoret rrethanore dhe suveniret, të tipit si, piktura, libra, stilolapsa e deri detaji më i vogël që gjendet e aty që prej kohës që mbërriti Rama, 11 vjet më parë. Bastisja e zyrës ka filluar disa net më parë, kur punonjës të bashkisë me thasë në krahë ngarkuan automjete luksoze, duke i nisur ato për në mejhanen e Pezës. Por, për pikturat dhe aksesorët zbukurues, të një rëndësie të veçantë koloriti, u kujdes vetë Edi Rama, jo se ka ndonjë mall të madh për artin e pikturës, pasi në të vërtetë më shumë lakohet si i dështuar në këtë fushë, aq sa stazhin e tij të pikturës e shleu me bojatisjen e pallateve nga fillimi në fund të hapësirës së Tiranës. Ankthi dhe tmerri për këtë largim në opinion të parë të pritshëm si dhe të parashikueshëm nuk ka surprizuar as vetë Edi Ramën, pasi në fakt edhe dikastere të tjera të administratës së fryrë të bashkisë, po bëjnë gati “valixhet” para heshtjes zgjedhore. Kjo është thjeshtë kronikë e një përjetimi prej humbësi, pasi ai (Edi Rama), e di më mirë se kush do që përgjatë 11 viteve e ka tromaksur qytetin e Tiranës në një gjendje katrahure të pashpjegueshme.
Kryetari i ri i bashkisë duhet të luftojë fort me kaosin dhe fortunët e çrregullimit që po pason ai në largim...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›