E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë 4 viteve të ardhshme do investohen 2 milion euro në të gjitha zonat rurale të vendit

22-04-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha në Komunën Bërxullë: Nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri të zhvilluar, pa fshat të zhvilluar, pa zhvillim të qëndrueshëm rural
 
“Qeveria ka një projekt të qartë për mbarë zonat rurale të vendit dhe ky projekt parashikon gjatë këtij katërvjeçari 2 milion euro investime në të gjitha zonat rurale të vendit”. Kështu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi të zhvilluar dje me zgjedhësit në Bërxullë, në Tiranë, ku shprehu mbështetjen për kandidatin për kryetar Komunë të koalicionin “Aleanca për Qytetarin”, Ymer Marku. Kryeministri vlerësoi kandidaturën e Ymer Markut dhe theksoi se pikërisht me fitoren e tij katër vjet më parë nisi dhe transformimi i madh i kësaj komune. Në këtë komunë gjatë këtyre viteve janë investuar rreth 1 miliard lekë në rrugët, shkollat, kopshtet, kanalizimet, dhe projektet e tjera. Kryeministri shprehu mirënjohjen më të thellë, për mbështetjen e madhe, të shkëlqyer dhe të vazhdueshme që gratë dhe burrat fisnikë të kësaj Komune, i kenë dhënë dhe i japin Partisë Demokratike. “Këto vite, tha kryeministri, ne jemi përqendruar me të gjithë potencialet tona në zhvillimin e qëndrueshëm të fshatrave, komunave, zonave rurale dhe qyteteve tona. Qeveria ka një projekt të qartë për mbarë zonat rurale të vendit dhe ky projekt parashikon gjatë këtij katër vjeçari 2 milion euro investime në të gjitha zonat rurale të vendit. Nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri të zhvilluar, pa fshat të zhvilluar, pa zhvillim të qëndrueshëm rural”.
Më pas kryeministri Berisha vizitoi edhe kopshtin e Fshatit Domje, një investim i përfunduar e i financuar nga buxheti i shtetit me vlerë 320 milionë lekë, me 12 klasa, dhoma gjumi, ambiente të tjera argëtimi etj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›