E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata PD, Bode në Devoll: Do 5- fishojmë investimet

Bode u premtoi banorëve në fshatin Sul të rrethit të Devollit,se në mandatin e ardhshëm PD do të ketë më shumë investime në infrastrukturë dhe në bujqësi. 

DEVOLL-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Ridvan Bode ka zhvilluar një takim elektoral në fshatin Sul të komunës Miras në rrethin e Devollit.

Ai deklaroi se në 4 vitet e fundit në sajë të reformave të qeverisë Shqipëria ka ndryshuar, e së bashku me të edhe Devolli. Bode u premtoi banorëve se në mandatin e ardhshëm do të ketë më shumë investime në infrastrukturë dhe në bujqësi.

“Në mandatin tonë të dytë, do të investojmë mbi 5 herë më shumë, për të bërë të mundur që cdo fshat të jetë me asfalt. Do të sistemojmë cdo qendër fshati”- ka thënë mbrëmë gjatë fjalës së tij Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Ridvan Bode
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›