Teheran, policia sulmon protestuesit me gaz lotsjellës
Në Iran, në 50 qytete numri
i votave të hedhura në
kutitë e votimit ka qenë
më i madh se numri i personave
që sipas ligjit mund të
votonin. Kjo u bë e ditur befasisht
nga Këshilli Guardian,
i cili megjithatë mohon faktin
se vota është manipuluar. Mir
Hosein Mousavi, rivali kryesor
i Presidentit Ahmadinexhad në
zgjedhjet presidenciale dhe dy
kandidatë të tjerë që gjithashtu
kanë humbur në këto zgjedhje,
pretendojnë se votat janë
manipuluar në të gjitha zonat.
Ndërkohë, dje situata në Teheran
është ashpërsuar. Për herë
të parë forcat e policisë kanë
sulmuar protestuesit me gaz
lotsjellës dhe kanë shtënë në
ajër, duke i kërcënuar njerëzit
se do të shtypnin me dhunë çdo
përpjekje të tyre për të vënë në
diskutim rezultatin e zgjedhjeve
presidenciale. Disa ambasada të
vendeve perëndimore kanë nisur
evakuimin e personelit të tyre në
këtë trazirë të parë të përmasave
të tilla në Iran, që pas ditëve të
Revolucionit në vitin 1979. Duke
qenë se media perëndimore
është ndaluar plotësisht të raportojë,
nga terreni burime të
ndryshme private bëjnë të ditur
se dje pati mbi demonstruesit
edhe fl uturime të helikopterëve
të ushtrisë dhe se përpjekjet për
t‘u grumbulluar e demostruar
si ditët e tjera u zmbrapsën me
dhunë. Sipas dëshmitarëve,
prezenca e forcave të policisë ka
qenë jashtëzakonisht e madhe
dhe, ndryshe nga ditët e tjera,
edhe ndërhyrja e tyre ka qenë
më e dhunshme dhe më kërcënuese.
Deri tani, sipas shifrave
jozyrtare janë vrarë 17 protestues
përgjatë javës së parë që pasoi
zgjedhjet presidenciale dhe
deklarimit fi tues të tyre të Presidentit
Ahmadinexhad. Sipas
disa burimeve, dje, për herë të
parë Garda Kombëtare kërcënoi
turmën me këto fjalë: "Përgatituni
që të përballeni me forcat e
Gardës, nëse do të vazhdoni me
protestat e përditshme". Edhe
në uebsajtin e Mousavit është
paralajmëruar dje për përshkallëzimin
e reagimit të forcave të
policisë dhe forcave të Gardës
ndaj demonstruesve, por ai u
bëri thirrje këtyre forcave që të
mos e linin veten të manipuloheshin
nga pushtetarët e korruptuar
e të ngriheshin kundër
vëllezërve të tyre. Në Uashington,
Presidenti Barak Obama tha
se nuk dëshironte që të bëhej
"kokë turku" për lidershipin
iranian, ndërkohë që protestat
post-zgjedhore vazhdonin. Por,
republikanët e kanë kritikuar për
reagimin e matur.
i votave të hedhura në
kutitë e votimit ka qenë
më i madh se numri i personave
që sipas ligjit mund të
votonin. Kjo u bë e ditur befasisht
nga Këshilli Guardian,
i cili megjithatë mohon faktin
se vota është manipuluar. Mir
Hosein Mousavi, rivali kryesor
i Presidentit Ahmadinexhad në
zgjedhjet presidenciale dhe dy
kandidatë të tjerë që gjithashtu
kanë humbur në këto zgjedhje,
pretendojnë se votat janë
manipuluar në të gjitha zonat.
Ndërkohë, dje situata në Teheran
është ashpërsuar. Për herë
të parë forcat e policisë kanë
sulmuar protestuesit me gaz
lotsjellës dhe kanë shtënë në
ajër, duke i kërcënuar njerëzit
se do të shtypnin me dhunë çdo
përpjekje të tyre për të vënë në
diskutim rezultatin e zgjedhjeve
presidenciale. Disa ambasada të
vendeve perëndimore kanë nisur
evakuimin e personelit të tyre në
këtë trazirë të parë të përmasave
të tilla në Iran, që pas ditëve të
Revolucionit në vitin 1979. Duke
qenë se media perëndimore
është ndaluar plotësisht të raportojë,
nga terreni burime të
ndryshme private bëjnë të ditur
se dje pati mbi demonstruesit
edhe fl uturime të helikopterëve
të ushtrisë dhe se përpjekjet për
t‘u grumbulluar e demostruar
si ditët e tjera u zmbrapsën me
dhunë. Sipas dëshmitarëve,
prezenca e forcave të policisë ka
qenë jashtëzakonisht e madhe
dhe, ndryshe nga ditët e tjera,
edhe ndërhyrja e tyre ka qenë
më e dhunshme dhe më kërcënuese.
Deri tani, sipas shifrave
jozyrtare janë vrarë 17 protestues
përgjatë javës së parë që pasoi
zgjedhjet presidenciale dhe
deklarimit fi tues të tyre të Presidentit
Ahmadinexhad. Sipas
disa burimeve, dje, për herë të
parë Garda Kombëtare kërcënoi
turmën me këto fjalë: "Përgatituni
që të përballeni me forcat e
Gardës, nëse do të vazhdoni me
protestat e përditshme". Edhe
në uebsajtin e Mousavit është
paralajmëruar dje për përshkallëzimin
e reagimit të forcave të
policisë dhe forcave të Gardës
ndaj demonstruesve, por ai u
bëri thirrje këtyre forcave që të
mos e linin veten të manipuloheshin
nga pushtetarët e korruptuar
e të ngriheshin kundër
vëllezërve të tyre. Në Uashington,
Presidenti Barak Obama tha
se nuk dëshironte që të bëhej
"kokë turku" për lidershipin
iranian, ndërkohë që protestat
post-zgjedhore vazhdonin. Por,
republikanët e kanë kritikuar për
reagimin e matur.