E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Ruçi, Meksi e Lutaj: Ti japim fund me votë qeverisë mashtruese

Kandidatët për deputetë në Qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi Ermelinda Meksi e Piro Lutaj, janë takuar me banorë të fshatit Hekal, në Mallakastër, në kuadër të prezantimit të programit të ri qeverisës. Gjatë fjalës së saj në këtë takim Ermelinda Meksi, vuri theksin në faktin se kjo qeveri detyroi me paaftësinë e saj shqiptarët që edhe për në fqinjët si Maqedoni e Mali i Zi të marrin viza, pasi vetëm Shqipëria mbeti prapa për shkak të keqqeverisjes. Gramoz Ruçi u shpreh se  prej 4 vitesh janë lënë në mëshirë të fatit nga ana e kësaj qeverie njerëzit që jetojnë në fshat. T'i japim fund një pushteti që prej kohësh nuk ka punë me popullin e vet që duhet ti japë llogari, për nderet që iu bën Fazlliçëve me shokë, por njëkohësisht për telashet që i ka bërë popullit të vet, që duhet ti japë llogari me votë moralisht, politikisht, administrativisht dhe pse jo penalisht. Ti japim fund një pushteti që gënjen, një pushteti që mashtron, një pushteti që vret e pret, një pushtet që ka vetëm një emër, të një njeriu të vetëm, atë të Sali Berishës, që ka një fytyrë të vetme, përsëri të të njëjtit njeri, të Sali Berishës, tha Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›