Mediu: Qëllimi ynë, kontributi serioz në parlament
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu i pranishëm në hapjen zyrtare të fushatës elektorale për qarkun e Tiranës, u shpreh se më 28 qershor shqiptarët duhet të votojnë që të bëjnë realitet projektet e tyre.
Ne duhet të realizojmë ëndrrën dhe qëllimin tonë, i cili pa dyshim do të jetë kontributi më serioz në parlament dhe qeverisje së bashku me demokratët për të ndërtuar Shqipërinë evropiane, për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët të kombit shqiptar, theksoi Mediu. Gjatë fjalës së tij, kreu i PR ka kërkuar votën e qytetarëve duke theksuar se ata jo vetëm i kanë dhënë zë votës së tyre, por ka premtuar përjetimin e sukseseve për të bërë historinë e Shqipërisë.