PDS, Milo: Më 28 qershor rrëzoni qeverinë
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, ishte në qytetin e Sarandës ku është takuar me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie. Drejtuar elektoratit Milo kërkoi që më 28 qershor votuesit të rrëzojnë qeverinë e djathtë. Sipas Milos, alternativa e Berishës është alternativ e diktatit politik, e grabitjes ekonomike, korrupsionit dhe krimit shtetërorë.
Qeverisja e sotme dhe alternativa e Sali Berishës është alternativa e imponimit, nuk është alternativa e lirisë për të zgjedhur. Është alternativa e diktatit politik dhe nuk është alternativa e krijimit të kushteve që shqiptarët të shprehin lirisht vullnetin e tyre politik, u shpreh kreu i PSD Milo.