Rama premton liberalizim të vizave brenda vitit 2010

Kreu i PS, tur elektoral në Lezhw dhe Shkodër
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në kuadër të turit të tij elektoral, ka zhvilluar një takim me banorët e qytetit të Lezhës, ku u bëri thirrje qytetarëve për të bashkuar votat në emër të Partisë Socialiste dhe ndryshimit të madh të vendit. Ndër të te tjera, Rama u angazhua për liberalizim të vizave brenda vitit 2010 dhe ai u shpreh i sigurt se PS shkon drejt zgjedhjeve të 28 qershorit me synimin për të katërfishuar numrin e deputetëve të saj në Lezhë. Me tej, në takimin me banorët të këtij qyteti, kryesocialisti Rama bëri thirrje për tu shkëputur nga duart që siç u shpreh ai kanë mbajtur peng të ardhmen e shqiptarëve. Sali Berisha jua kërkon votën që ju të keni edhe 4 vite të tjera si këto 18 vjet që po mbarojnë. Të tjerë jua kërkojnë votën të vetmen votë që keni për një deputet të vetëm që më pas mandatin e marrë nga ju ta nxjerri në pazarin e vjetër të numrave dhe të interesave personale dhe ju të vazhdoni të shikoni dhe 4 vite të tjera të njëjtën shfaqe me qeverinë e marrë peng nga një grusht njerëzish për të njëjtat interesa me kurriz të kthyer nga ju. Ndërsa unë jua kërkojë votën për programin e ri, për Shqipërinë që e shkruam së bashku, theksoi kryesocialisti Rama. Kryesocialisti kërkoi votën e lezhjanëve në emër të një ekipi të ri, por edhe të një programi premtues, i cili do të marrë jetë më 28 qershor. Askush nga ju nuk duhet të harrojë se ndryshimi i madh që na duhet mund të realizohet vetëm duke bashkuar votën me një forcë të madhe dhe kjo është vetëm një forcë e madhe e cila mund të realizojë ndryshimin. Kjo është forca jonë e mishëruar tek Partia Socialiste, tha Rama. Në takimin elektoral me banorë të Lezhës Rama u angazhua për lëvizje të lirë të shqiptarëve si një mundësi e cila u është mohuar për shkak të keq qeverisjes. Kryesocialisti u angazhua se partia që ai drejton do të realizojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve në vitin 2010. Vota e 28 qershorit është një votë për heqjen e kufijve mes Shqipërisë dhe Evropës, është një votë për tu bashkuar që të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu dhe shqiptarët që jetojnë në emigracion, për të njëjtën ëndërr, për ëndrrën e vjetër të Shqipërisë zonjë dhe mërgimtarëve të parë dhe për ëndrrën e re të Shqipërisë si të gjithë Evropa, deklaroi Rama. Më tej, kreu socialist premtoi se do të bëjë një qeveri civile, dhe jo një qeveri deputetësh, por një qeveri që të japë llogari para Parlamentit. Unë nuk premtoj, por angazhohem solemnisht para jush që me fitoren e 28 qershorit ne do bëjmë shumë. Dhe kryesorja që do punojmë që në 2010 të mos ketë më kufi mes Shqipërisë e Evropës. Të mos ketë më kufi për të rinjtë e Shqipërisë që janë në emigracion e nuk vijnë dot në Shqipëri për të parë të afërmit e tyre, u shpreh Rama. Sipas tij, më 28 qershor shqiptarët me votën e tyre do të ndajnë të ardhmen nga e shkuara me votën e tyre në qeverisje. Edhe 20 ditë për tu ndarë nga politika e vjetër e së shkuarës. Për një shtet të gjithë qytetarëve që u jep ujë, drita, siguri, dhe punë për të gjithë qytetarët vijoi ai. Më tej ai shtoi se vota e qytetarëve ka një rëndësi të veçantë për të çuar në parlamentin e Shqipërisë më shumë deputetë të PS-së. Duke u ndalur gjithnjë te kundërshtari i tij politik, Rama u shpreh se Sali Berisha e kërkon votën e shqiptarëve, pasi ka një biznes për të mbajtur me qeverinë. Të tjerë ish- kryeministra ua kërkojnë votën e vetme që keni, për të qëndruar në opozitën e opozitës, për një deputet të vetëm, që ta nxjerrë pastaj mandatin e marrë nga ju, në pazarin e vjetër të numrave dhe interesave personale, për të mbajtur peng qeverinë tuaj edhe 4 vite të tjera, si këto 18 vjet, në duart e një grushti kryetarësh, që bashkë me një grusht shërbëtorësh kanë vetëm në themel interesin e oborreve të tyre familjare dhe klanore, me kurrizin e kthyer nga ju.