Fushata e Bashes, risi ne retoriken shqiptare Nina N. Gjoci*
Diferenca ne retoriken e Bashes me Ramen, pushon pikerisht ne fuqizimin dhe shfuqizimin e qytetareve. Ne vendet me demokraci te hershme, fuqizimi i qytetarit eshte aspekti me i rendesishem kur ndertohet nje strategji e komunikimit ne fushata zgjedhore te cdo kapaciteti. Kete po ben Basha ne fushate, ai po i vlereson qytetaret duke dhene zgjidhje konkrete ne programin per Tiranen. Programe qe iu krijon mundesi qytetareve te ndjehen te respektuar, te lire per te zgjedhur rrugen e tyre. Basha nuk po thote asnjehere me ndiqni, ai po afron zgjidhje konkrete te problemeve. Edhe kur prezantohet vete, ai eshte njeri prej tyre, me vizionin e nje Tirane bashkekohore, jo vetem per infrastrukturen fizike por sidomos per ate konceptuale. Ne retoriken e Bashes qytetari eshte partner, trajtohet se pari si njeri qe mbart ide dhe potencial. Ky potencial ka nevoje te vihet ne dukje dhe nje program elektoral, i mire krijon mundesi per ta perdorur kete potencial per zhvillim dhe drejtesi. Ne retoriken e Bashes per Tiranen, Basha, iu pershtatet qytetareve, ai nuk kerkon t'i "beje" ata. Qytetaret jane, dine dhe kane vizion. Ata nuk kane nevoje te behen. Koha e krijimit te "njeriut te ri" ka perenduar. Lidershipi duhet konceptuar te sjelle me te miren per qytetaret, t'i sherbeje qytetareve, e jo e anasjella. Menyra se si po e pret publiku kete, eshte indikatori qe tregon se ne jemi te lodhur nga demagogjite e lufta politike. "Basha per Tiranen" po hap nje epoke te re ne retoriken shqiptare.
Fushata Basha per Tiranen, duke qene thellesisht e mbeshtetur ne vlerat universale e kombetare demokratike, duke mos u vene lakun qytetareve per t'i trajtuar si ushtare te devotshem, ngjan me fushatat perendimore. Tirana po e ndjen kete, po shfaqet nje ndjenje clirimi, nje ndjenje lirie e vertete. Pa dyshim kjo do te reflektohet ne vota, por gjithsesi kjo tregon se demokracia jone po i ngjan gjithnje e me shume vendeve me demokraci te hershme. Eshte e rendesishme per ne si shoqeri, qe t'i inkurajojme keto risi te cilat ne te vertete na ofrojne me shume drejt progresit e zhvillimit.
Eshte nje fare ironie, qe Rama kerkonte "politike te re" ne fushaten e 2009, por perdori ne thelb retoriken e viteve te para- nentedhjetes. Asgje e re nuk eshte ofruar ne kampin e majte, pervec luftes nga lart. Problemi dhe zgjidhja per opoziten e tanishme shqiptare mendohet ne ate se kush eshte ne krye. Problemi eshte se ata, duan te qeverisin me cdo kusht dhe zgjidhja eshte eliminimi politik i kundershtarit me cdo menyre. Kjo te con te kuptosh se problemi eshte te konceptimi krejtesisht i gabuar i lidershipit, ose e kane te veshtire te krijojne nje strategji komunikimi, te mbeshtetur ne vlera te verteta demokratike. "E vetmja rruge" krijon ate ndjenjen e zenies ne prite, per vete ata qe e reklamojne, duke mos i lejuar ata te gjenerojne ide konkrete per fushaten, po te ngelen te nocioni i luftes, ne nivelin e zenies rob. Kjo moto ne fakt i zhvesh njeriut cdo mundesi ideje, vizioni e respekti per veten. Sepse ai duket sikur s'ka nevoje per asnjeren dhe s'ia vlen te kete, perderisa "s'ka rruge tjeter". Shfuqizim i tille i njeriut nuk mund te jete strategji komunikimi per nje fushate suksesi. Eshte nje denigrim ne vetvete i vete fushates. Fatkeqesisht retorika e Rames "E vetmja rruge" ka tensionin e luftes, te kaosit, e te pamundesise. Keto aspekte me gjithe problemet qe ka kryeqyteti sot s'jane aspak reale, nuk shihen e nuk preken as nga shqiptaret, as nga nderkombetaret. Nuk mund te jete strategji komunikimi "rruga e vetme", ne fakt kjo nuk jep asnje mundesi komunikimi. Retorika e perdorur ne kete rast nuk le vend per reagim, pasi publikut s'i lihet asnje mundesi. Ne Shqiperine e 2011 me aspirate, integrim evropian, Basha po e ben realitet politiken e re, po e ben te prekshme. Retorika e Bashes eshte risi ne retoriken shqiptare, pioniere e nje stadi tjeter te progresit tone demokratik e kulturor. Retorika e Bashes sjelle, mbledh e gjalleron vlerat e respektit, punes, energjise krijuese dhe shpalos pafundesine e opsioneve konstruktive qe njeriu ka ne demokraci. Shqiperia eshte vend frontiere si ne nevoja ashtu edhe ne burime; njerezore, ekonomike, kulturore. Ka vend per te gjithe per te kontribuar. Me kaq shume mundesi zhvillimi nuk mund te shterin idete e perspektivat. Ka hapesira dhe ka shume rruge. Retorika e Bashes meshiron pikerisht palimitshmerine e mundesive e kontributeve, krejt natyrshem pa fyer e pa denigruar asnje qytetar apo rival.
* MA, Studiuese e retorikes e komunikimit - University of Northern Colorado, USA