E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Vendoret, jo peng i politikes Qamil Xhani

Bashkite dhe komunat duhet te ushtrojne aktivitetin e tyre, ne funksion te qytetareve dhe nuk duhet te merren peng nga politika. Kjo eshte deklarata qe ka bere dje kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta gjate prezantimit te kandidateve te kesaj force politike ne dy komunat e Durresit, Rrashbull dhe Gjepalaj. "Ne jemi sot ne nje fushate te papermbajtur dhe fitorja do jete shume e thelle jo vetem ne Gjepalaj e ne Durres, por dhe ne Tirane, dhe ne Elbasan dhe ne shume qytete te tjera kryesore te vendit, sepse qytetaret kerkojne zgjidhje, qytetaret kerkojne qe te jene ata te paret dhe jo qe komunat dhe bashkite te merren peng nga politika per lufte politike", tha Meta gjate prezantimit te kandidatit Ardian Kokomani. Ai ka theksuar se jo vetem ne qytetet kryesore, por edhe ne komuna duhet bashkepunimi mes kandidateve dhe elektoratit per te krijuar kushte me te mira jetese dhe zhvillim ne keto zona. Ai u shpreh se "se kandidati yne ne komunen Gjepalaj, Ardian Kokomani duke pasur gjithmone ndihmen dhe perkrahjen tuaj do te punoje per zhvillimin e ketij komuniteti per te permiresuar infrastrukturen, sherbimet dhe mireqenien tuaj dhe do te kete mbeshtetjen tone te jashtezakonshme te gjithe koalicionit te qeverise ne menyre qe ato te pershpejtohen dhe te preken cdo dite nga ju". Nga ana tjeter, Meta ka theksuar dhe arritjet e koalicionit "Aleanca per Qytetarin" gjate qeverisjes. Meta u shpreh se gjate ketyre viteve jane arritur te realizohen sfidat me te rendesishme ne vend. Ai eshte ndalur ne liberalizimin e vizave, duke theksuar se fale punes se mazhorances u realizua nje nga endrrat me te rendesishme te qytetareve shqiptare. "Viti i pare ka qene sfida kryesore, heqja e vizave per te gjithe shqiptaret dhe ky eshte nje realitet, u plotesuan me mijera kushte, u plotesuan me qindra standarde, sepse nuk ishte dhurate heqja e vizave. Perkundrazi ka qene nje sfide shume e veshtire", tha Meta. Kreu i LSI-se u shpreh se koalicioni i ka dhene nje rendesi te vecante edhe situates ekonomike ne vend. Ai u ndal ne rritjen ekonomike dhe qellimin e qeverise, per te rritur te ardhurat per qytetaret. "Koalicioni "Aleanca per Qytetarin" eshte koalicioni qe i ka hapur rruget Shqiperise, eshte koalicioni qe po tregon dita-dites stabilitet ekonomik dhe qe e ka kthyer vendin tone nje partner te rendesishem ne rajon dhe ne bote", tha dje Meta. Ne takimin e zhvilluar ne komunat Rashbull dhe Gjepalaj, ku prezantoi kandidatet Hysen Gashi dhe Ardian Kokomani, Meta shoqerohej nga deputetet e qarkut te Durresit. Lefter Koka dhe Osman Metalla. Nderkohe qe kreu i LSI po dje prezantoi ne Korce kandidatin Koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Andrea Mano. Gjate fjales se tij Meta tha se "Kryebashkiaku i ardhshem Andrea Mano eshte intelektual me vizionin e duhur per ta cuar Korcen perpara duke i ruajtur njekohesisht asaj edhe fytyren tradicionale, sepse detyra e kryebashkiakut nuk eshte te firmose leje ndertimi por te qeverise drejt dhe ne menyre te paanshme qytetin, dhe tek Andrea Mano ekzistojne vizioni dhe fryma per ta bere kete".

Mano: "T'i kthejme Korces shkelqimin e humbur"

Gjate pershendetjes se kesaj mbeshtetje kandidati o koalicionit "Aleanca per Qytetarin" Mano tha se "ne Aleancen per Qytetarin eshte krijuar fryma qe se bashku te bejme pune te medha, ti kthejme Korces shkelqimin e humbur prej vitesh. "Se bashku ne do t'ja dalim me sukses te hapim ndertesen e bashkise dhe t`ja kthejme qytetarit duke e bere qytetit nje Korce per te gjithe" u shpreh z. Mano. "Pasurimi i ushqimi te kopshteve te qytetit me me teper fruta".Nderkohe qe dje Mano ka qene dhe tek nje kopsht ne Korce. "Shume nena te reja kane deshire dhe nevoje te punojne, por duke qene se kane femije te vegjel, nuk kane mundesi te punojne. Nje cerdhe e vetme femijesh ne qytet, me nje kapacitet shume te kufizuar, eshte shume shume pak, prandaj qe ne vitin e pare te mandatit tim, do te bej te mundur ndertimin e nje cerdheje me kushte bashkekohore", tha Mano. Ne takimin e kopshtit nr.12, pervec personelit, merrnin pjese edhe nje grup gjyshesh dhe gjysherish. Ata i kerkuan Kryebashkiakut te ardhshem te Bashkise se Korces, permiresimin e ushqimit te femijeve sidomos pasurimin e tij me me teper fruta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›