E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata e PSD, Gjinushi: Vota jonë fuqizon të majtën

Gjinushi tha se PSD ka rol përcaktues në fitoren e së majtës në zgjedhjet parlamentare të qershorit. "Me largimin e kësaj qeverie, shkaktare të krizës, ekonomia do të marrë frymë"- tha Gjinushi në takim me banorët e Sukthit. 

DURRES- Kryetari i PSD-së Skënder Gjinoshi, në kuadër të turit elektoral u ndal në Sukth të qytetit të Durrësit. Në fjalën e tij Gjinushi tha se PSD ka rol përcaktues në fitoren e së majtës në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

“Me largimin e kësaj qeverie, shkaktare të krizës, ekonomia do të marrë frymë. Njerëzit do të investojnë, emigrantët do të shtojnë të ardhurat, biznesmenët jo vetëm s’do ikin por do fillojnë të kthehen”

Sipas Gjinushit cdo votë e PSD-së nuk shkon dëm por është votë për fuqizimin e së majtës dhe për një qeverisje të qëndrueshme.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›