Zhduket avioni i "Air France". S‘ka shpresë për 228 udhëtarët
Një avion i "Air France" me
228 persona në bord mendohet
të jetë përplasur në
Oqeanin Atlantik dje, pasi është
futur në një zonë të madhe turbulence
gjatë një fl uturimi nga Rio de
Zhaneiro në Paris. Linja franceze
e fl uturimeve u shprehu ngushëllimet
e saj gjithë familjeve të viktimave,
duke deklaruar njëherazi
se nuk kishte asnjë shpresë për
gjetjen e ndonjë të mbijetuari nga
aksidenti tragjik. Mbi 60 persona
nga ata që ishin në bord kishin
nënshtetësi franceze, ndërsa të
tjerët ishin brazilianë dhe dy sllovakë.
Sipas "Air France", avioni
ka fl uturuar për një kohë të gjatë
në një zonë shumë të turbullt,
pas nisjes nga Brazili dhe sapo ka
hyrë në këtë zonë ka dërguar një
mesazh elektronik, i cili njoftonte
gjetjen e një gabimi mekanik në
avion. Sipas zëdhënësit të kompanisë,
në momentin kur avioni ka
hyrë në turbulencë ka pasur disa
probleme teknike. Avionët ushtarakë
janë nisur nga Brazili për të
kërkuar avionin francez, ndërkohë
që këtë mision e kanë marrë edhe
tri anije braziliane. Sa për Francën
ajo dërgoi avionin e parë të ndihmës
nga Afrika Perëndimore. Zona
e stuhisë ishte e përqendruar mbi
Ekuador. Pikërisht aty ndodhet një
zonë e njohur për trazirat dhe të
papriturat që u ofron avionëve të
ndryshëm, të cilët jo rrallë ndeshen
me to. Ndërkohë e rëndë ka qenë
situata e të afërmve të viktimave
në të dy aeroportet e mëdha në
Francë, ku avioni duhej të zbriste
dhe në Brazil nga u nis. Një zyrtar
i qeverisë franceze e përjashtoi
mundësinë e një grabitjeje të
mundshme të avionit, mundësi
që doli menjëherë pas lajmit se ai
ishte zhdukur pa asnjë sinjal. Nëse
nuk do të gjendet asnjë i mbijetuar,
çka po bëhet gjithnjë e më mundur,
atëherë për "Air France" ky
do të jetë aksidenti më tragjik në
75 vitet e historisë së kompanisë
ajrore. Avioni ishte një "Air Bus"
i cilësisë shumë të mirë. Sipas
kompanisë ajrore, avioni kishte 18
870 orë fl uturimi dhe kishte shkuar
për herë të fundit në servis në vitin
2005. Incidenti më i madh në të
cilën është përfshirë ndonjëherë
kompania franceze e fl uturimeve
ka qenë ai i korrikut të vitit 2000,
kur një "Konkord" supersonik u
përplas sapo u ngrit për fl uturim
nga Parisi. Në këtë aksident humbën
jetën të 107 personat që ishin
në bord.
228 persona në bord mendohet
të jetë përplasur në
Oqeanin Atlantik dje, pasi është
futur në një zonë të madhe turbulence
gjatë një fl uturimi nga Rio de
Zhaneiro në Paris. Linja franceze
e fl uturimeve u shprehu ngushëllimet
e saj gjithë familjeve të viktimave,
duke deklaruar njëherazi
se nuk kishte asnjë shpresë për
gjetjen e ndonjë të mbijetuari nga
aksidenti tragjik. Mbi 60 persona
nga ata që ishin në bord kishin
nënshtetësi franceze, ndërsa të
tjerët ishin brazilianë dhe dy sllovakë.
Sipas "Air France", avioni
ka fl uturuar për një kohë të gjatë
në një zonë shumë të turbullt,
pas nisjes nga Brazili dhe sapo ka
hyrë në këtë zonë ka dërguar një
mesazh elektronik, i cili njoftonte
gjetjen e një gabimi mekanik në
avion. Sipas zëdhënësit të kompanisë,
në momentin kur avioni ka
hyrë në turbulencë ka pasur disa
probleme teknike. Avionët ushtarakë
janë nisur nga Brazili për të
kërkuar avionin francez, ndërkohë
që këtë mision e kanë marrë edhe
tri anije braziliane. Sa për Francën
ajo dërgoi avionin e parë të ndihmës
nga Afrika Perëndimore. Zona
e stuhisë ishte e përqendruar mbi
Ekuador. Pikërisht aty ndodhet një
zonë e njohur për trazirat dhe të
papriturat që u ofron avionëve të
ndryshëm, të cilët jo rrallë ndeshen
me to. Ndërkohë e rëndë ka qenë
situata e të afërmve të viktimave
në të dy aeroportet e mëdha në
Francë, ku avioni duhej të zbriste
dhe në Brazil nga u nis. Një zyrtar
i qeverisë franceze e përjashtoi
mundësinë e një grabitjeje të
mundshme të avionit, mundësi
që doli menjëherë pas lajmit se ai
ishte zhdukur pa asnjë sinjal. Nëse
nuk do të gjendet asnjë i mbijetuar,
çka po bëhet gjithnjë e më mundur,
atëherë për "Air France" ky
do të jetë aksidenti më tragjik në
75 vitet e historisë së kompanisë
ajrore. Avioni ishte një "Air Bus"
i cilësisë shumë të mirë. Sipas
kompanisë ajrore, avioni kishte 18
870 orë fl uturimi dhe kishte shkuar
për herë të fundit në servis në vitin
2005. Incidenti më i madh në të
cilën është përfshirë ndonjëherë
kompania franceze e fl uturimeve
ka qenë ai i korrikut të vitit 2000,
kur një "Konkord" supersonik u
përplas sapo u ngrit për fl uturim
nga Parisi. Në këtë aksident humbën
jetën të 107 personat që ishin
në bord.