E Diel, 1 Nëntor 2026

GM firmos mbrojtjen nga falimenti dhe nis ristrukturimin

Gjiganti i automobilave "General Motors"
ka fi rmosur për mbrojtje falimentimi,
duke u shndërruar kështu rasti më i
madh i humbjeve në industrinë amerikane
të makinave. Në fakt, bëhet fjalë për një
lëvizje që pritej prej kohësh,
duke qenë se prej vitesh kompania
kishte shënuar humbje
të njëpasnjëshme në sektorin
e shitjeve. Falimenti është
mbështetur edhe nga qeveria
amerikane, që pritet aktualisht
të shtjerë në dorë 60% të aksioneve
të kompanisë. Shtëpia
e Bardhë pritet ndërkohë të
japë një ndihmë prej 30 miliardë
dollarësh për rigjenerimin
e kompanisë. Mbi të ardhmen e GM do
të fl asë edhe vetë Presidenti amerikan,
Obama. GM kishte përfi tuar 20 miliardë
dollarë kredi emergjente që nga fi llimi i
këtij viti, ndërkohë që me nënshkrimin e
falimentit borxhi aktual i GM kap shifrën
173 miliardë dollarë. Kapitulli i 12-të i ligjit
amerikan të mbrojtjes nga falimenti u jep
kompanive amerikane kohën e duhur që
të ristrukturojnë fi nancat brenda një periudhe
të caktuar kohore, gjatë së
cilës kompania është e mbrojtur
edhe nga kreditorët dhe lihet e
qetë të punojë. Ristrukturimi do
ta ndryshojë në mënyrë drastike
kompaninë. Së pari pritet që
20 mijë punëtorë të mbeten
pa punë. Ndërkohë, disa nga
degët e GM, sidomos ajo në
Evropë, nuk do të falimentojnë.
GM është e dyta ndër tri kompanitë
më të mëdha të makinave
që kanë shpallur falimentin që nga fi llimi
i krizës fi nanciare. Lista kryesohet nga
"Chrysler". GM ka qenë dikur kompania
më e madhe në botë dhe fi lloi të humbiste
tregjet e dikurshme në vitin 1980.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›