E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, dëmtohen posterat elektoralë të PS-së

Bëhet fjalë për posterat në rrugën përgjatë lulishte “1 Majit” në Durrës dhe pranë Muzeut të Dëshmorëve. Gjithcka ka ndodhur pas mitingut të Partisë Socialiste në Durrës ditën e djeshme 

DURRES-Dëmtohen disa postera të Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit.
Persona të paidentifikuar kanë deformuar posterat me figurën e kreut socialist Edi Rama, duke shkruar me bojë mbi to, PD.
Bëhet fjalë për posterat në rrugën përgjatë lulishte “1 Majit” në Durrës dhe pranë Muzeut të Dëshmorëve.
Gjithcka ka ndodhur pas mitingut të Partisë Socialiste në Durrës ditën e djshme ku dhe u prezantuan kandidatët për këtë qytet.
Nuk dihet se kush janë autorët e këtij veprimi, që në fakt është i dyti pas atij të zyrës elektorale në Xhafzotaj.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›