Fushata edukuese, KQZ spot të veçantë për kartat e identitetit
Autori i Lajmit: red.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje një plan të detajuar për edukimin e zgjedhësve nëpërmjet mediave dhe formave të shkruara. Pas diskutimeve për rreth 3 orë për të detajuar gjithë elementet teknike, u ra dakord që KQZ të transmetojë nëpërmjet medias një spot të veçantë promocional për t u bërë thirrje qytetarëve për t u pajisur me kartë identiteti. Propozimi për këtë çështje, e cila nuk ishte e përfshirë në materialin përkatës, u hodh si propozim i përfaqësuesit socialist në komision, Genc Gjonçaj. Sipas tij, thirrja për karta identiteti është më i rëndësishme se çdo material tjetër. “KQZ më parë duhet të kujdeset që 28 qershori t i gjejë shqiptarët të pajisur me karta identiteti. Kjo është më e rëndësishme se të gjitha pikat që ka materiali, edhe pse secili ka rëndësinë e tij”, - tha ai. Edhe pse për zyrën e Marrëdhënieve me Publikun në KQZ kjo ishte primare për institucione të tjera, KQZ vendosi përgatitjen e një spoti të veçantë për këtë qëllim. U caktua gjithashtu që ky spot publicitar për kartat e identitetit të paraqitet 50 ditë para, ndryshe nga fushata sensibilizuese, e cila ashtu siç parashikohet në ligj fillon vetëm 30 ditë para. Sot pritet të caktohet dhe financa përkatëse që duhet të për këtë reklamë. Dje KQZ ka miratuar dhe fushatën e plotë edukative dhe sensibilizuese që do transmetohet nëpërmjet medias së shkruar dhe asaj elektronike, por dhe banderolat apo posterat në rrugë e ambiente të ndryshme, por dhe informacioni në faqen zyrtare të KQZ-së. Njoftimi i parë në median e shkruar do të përmbajë mesazhe për sistemin e ri të votimit, qëllimin e votimi, modelin e fletës së votimit, mënyrën e rregullt të votimit, dokumentet e identifikimit të zgjedhësve, rregullat gjatë votimit, por dhe orarin e votimit e datën e zgjedhjeve. Në median e shkruar bëjnë pjesë 16 gazeta dhe dy revista. Në listën e medias së shkruar me propozim të përfaqësuesit të Partisë Demokratike në Komision, Njazi Kosovrasti, janë shtuar gazetat politike, por është vendosur që njoftimet në to të jenë falas. Ndërsa media elektronike është përzgjedhur në bazë të shtrirjes gjeografike të saj. Por në bazë të raportit kërkesë-ofertë, do të caktohet dhe masa e përfitimit për çdo media elektronike. Spotet televizive do të jenë gjithsej 5. Njëri prej tyre, ndryshe nga ç ishte parashikuar në material, do të ketë si informacion listën paraprake të zgjedhësve. Sot KQZ pritet të miratojë fondin që do të përdoret për spotin e veçantë sensibilizues, i cili do t u bëjë thirrje zgjedhësve për t u pajisur me kartë identiteti, përmbajtjen e titrave në televizione, por dhe projektvendimin për vëzhguesit. Tema e diskutuar për akreditim e vëzhguesve, e shtyrë për shkak të nevojës për disa ndryshime të Kodit Zgjedhor në fletoren zyrtare pritet të marrë zgjidhje sot.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2009