E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pas NATO-s, ju premtoj heqjen e vizave me BE-në”

Autori i Lajmit: red.
Kreu i ekzekutivit u ka premtuar banorëve të komunës së Kumanit, se pas realizimit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, do të realizojë edhe heqjen e vizave me BE-në. Berisha për këtë çështje tha se “kam një premtim dhe një thirrje. Premtimi im është se, ashtu siç realizuam anëtarësimin në NATO, do të realizojmë heqjen e vizave, që edhe ne të lëvizim si qytetarë të lirë në mbarë Evropën. Por apeli im është që t i marrim letërnjoftimet elektronike, pasi pa plotësimin e këtij kushti, ju garantoj jo një, por ministrat e disa vendeve nuk do të votojnë për heqjen e vizave për Shqipërinë, sepse këtë e kanë një kusht përcaktues, identiteti i atij që ecën e viziton vendet e tyre duhet të jetë i qartë dhe i saktë. Ndaj le t i marrim letërnjoftimet e reja dhe pasaportat për të barazuar veten tonë me qytetarët e vendeve më të zhvilluara, të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë e vendeve të tjera”.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›