Braçe: “Prokuroria të verifikojë në terren abuzimet”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Durrës-Kukës
Partia Socialiste ka kërkuar nga Prokuroria që të faktojë në terren akuzat ndaj ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha. Nënkryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Erion Braçe, pohoi dje se Prokuroria ka hetuar vetëm procedurat e tenderëve dhe jo faktet reale ne terren. Lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë, Braçe tha se ajo ka marrë një vendim procedural për afatet e shtrirjes së hetimit dhe nuk ka gjykuar asnjë ditë akuzën e ngritur nga ana e Prokurorisë. Ai theksoi se Basha nuk zgjodhi të provojë pafajësinë, por të fshihet pas procedurave. Deputeti socialist tha më tej se qeveria ka abuzuar me çmimin për rrugën, duke tejkaluar vlerën e kontratës. Në datën 10 prill, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i shpalli të pavlefshme nga ana procedurale të gjitha veprimet e Prokurorisë së Përgjithshme të kryera pas përfundimit të afatit ligjor të hetimit që ishte 6 nëntori 2008, lidhur me hetimet për rrugën Durrës-Kukës, ku i akuzuar kryesor me një dëm prej 232 milionë eurosh është ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha. Kolegji Penal pushoi çështjen me vendim të formës së prerë, duke argumentuar me termin “pavlefshmëri absolute" edhe dërgimin e kërkesës për gjykim në Gjykatën e Lartë.
Deklaratat
Braçe renditi para medias tri detyrat që i takojnë Prokurorisë për të verifikuar abuzimet e qeverisë Berisha . “Prokuroria ka mundësi të verifikojë në kushtet e flagrancës vjedhjen në terren si faturë e shkeljes së rëndë të procedurave të prokurimit publik duke verifikuar çmimet dhe volumet, të verifikojë në kushtet e flagrancës, në zyrat e thesarit të qeverisë dhe kontabilitetin e kompanisë, tejkalimin me 100% të vlerës së kontratës nga 418 mln euro në mbi 800 ml euro të paguara si dhe të hetojë atë që është konstatuar qartësisht nga KLSH, si abuzim skandaloz në segmentin Milot-Rrëshen, por mbi të gjitha në Kalimash-Kukës-Morinë ku tenderët kanë qenë thellësisht korruptivë, por edhe urdhri oral i ministrit Basha ka dyfishuar paligjshmërinë dhe mbi të gjitha abuzimin”, - tha ai. Numri 2 i deputetëve socialistë ka renditur më tej dhe një sërë abuzimesh që sipas tij, qeveria ka kryer gjatë kësaj kohe kryesisht për sa u përket shërbimeve të ofruara nga institucionet e drejtësisë. Sipas tij, në kushtet kur qeveria e Sali Berishës nuk ka para dhe po merr borxh çdo ditë nga bankat, përmes bonove të thesarit, para të huajtura nga depozitat e qytetarëve, qeveria e Sali Berishës ka vendosur të zhvasë edhe më, deri në qindarkën e fundit, me detyrim, deri dhunë, çdo qytetar shqiptar që kërkon shërbim, që kërkon të drejtë, apo që kërkon thjesht që shteti të konfirmojë pastërtinë e tij”, - tha ai. Braçe pohoi se prej marsit 2009, qeveria e Sali Berishës ka dyfishuar, në disa raste dhe më tepër, “të taksave e tarifave për veprime e shërbime që kryhen nga administrata gjyqësore, prokuroria, apo zyrat noteriale”. Braçe përmendi si fakte të rritjes së këtyre tarifave dyfishimin e dëshmisë së penalitetit nga 1000 në 2000 lekë, padinë për zgjidhjen e martesës nga 15 000 lekë në 30 000 lekë etj. Ai shtoi se kjo është taksë që shteti u merr qytetarëve që kërkojnë drejtësi, taksë që është përtej taksës së korrupsionit që Sali Berisha ka legalizuar tashmë në DREJTËSI. “Kjo është zhvatja e përditshme, që Sali Berisha po u bën familjeve e çdo shqiptari në kushte krize, kur mungojnë të ardhurat familjare apo më keq, kur qeverisë dhe Sali Berishës u mungojnë paratë qeveritare të vjedhura më herët me një ritëm 300%”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2009