Mandatin e dytë pensioni në fshat 100 dollarë
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Berisha në Fier
Kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka premtuar se nëse qytetarët shqiptarë do t i japin votën edhe për një mandat të dytë atij dhe mazhorancës së tij qeverisëse, qeveria do ta bëjë 100 dollarë pensionin në fshat. Gjatë vizitës në disa komuna të Fierit, kryeministri Berisha u ndal në komunën e Kumanit, ku përuroi shkollën e re 9-vjeçare të fshatit Vidhisht, një investim me vlerë 45 milionë lekë, si dhe përfundimin e ndërtimit të rrugës së brendshme të këtij fshati, investim me vlerë 22 milionë lekë. Berisha, në përshëndetjet e tij, tha se ne jemi zotuar që Shqipërisë rurale, fshatrave të saj, t u ngremë infrastrukturën që kanë qytetet e lagjet e tyre. Vetëm në komunën e Kumanit, në 3 vjet e 8 muaj janë investuar 267.5 milionë lekë.
Pensioni në fshat
Qeveria, tha Kryeministri, ka vendosur në pensionet e pagat e shqiptarëve 4 herë më shumë se në 8 vite të marra së bashku dhe premtoi se në mandatin e ardhshëm nuk do të ketë pension në fshat nën 100 dollarë. “Ne gjetëm një pension në fshat 34 mijë lekë dhe ky pension do të dyfishohet më 1 maj të këtij viti. Ne që ju premtuam se do të dyfishonim pensionet tuaja dhe po e bëjmë këtë realitet, ne ju premtojmë se mandatin e ardhshëm, në fshatrat e Shqipërisë nuk do të ketë pension nën 100 dollarë”. Kreu i mazhorancës, Berisha, tha se qeveria do të vendosë për një trajtim të ri të familjeve më në nevojë. “Javën që vjen qeveria do të vendosë për një trajtim të ri të familjeve më në nevojë, por, të nderuar zotërinj kryetarë të komunave të mbarë Shqipërisë, çfarëdo që të bëjë qeveria, pa dhembshurinë dhe përkushtimin tuaj, të këshillave, kryepleqve, të prefektëve dhe qarqeve të vendit, qeveria nuk mund të realizojë qëllimin e saj që asnjë shqiptar të mos përjetojë më mjerimin, por të ndiejë ndihmën dhe solidaritetin e shoqërisë dhe të shtetit”, - u shpreh Kryeministri. Kryeministri Berisha bëri thirrje për pajisjen e tyre me letërnjoftimet elektronike, edhe si një kusht për heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, si qytetarët evropianë.
Investimet në zonat rurale
Ne jemi zotuar që Shqipërisë rurale, fshatrave të saj t u ngremë atë infrastrukturë që kanë qytetet e lagjet e qyteteve, me rrugë e shkolla moderne, me kanalizime, shërbimin shëndetësor dhe shërbime të tjera. Ne kemi ndryshuar qëndrimin e shtetit ndaj jush. Në qoftë se shteti ju braktisi, qeveria ime ka investuar në më pak se 4 vite, në zonat rurale të vendit 1.6 miliard dollarë. Ne kemi kthyer shtetin drejt jush. Në 4 vite, ne kemi vendosur për rritjen e pensioneve tuaja më shumë se në 17 vite të marra së bashku. Ne kemi vendosur në pensionet e pagat e shqiptarëve 4 herë më shumë se në 8 vite para këtij 4-vjeçari, të marra së bashku. Ne gjetëm një pension në fshat 34 mijë lekë dhe ky pension do të dyfishohet më 1 maj të këtij viti. Ne që ju premtuam se do të dyfishonim pensionet tuaja dhe po e bëjmë këtë realitet, ne ju premtojmë se mandatin e ardhshëm, në fshatrat e Shqipërisë nuk do të ketë pension nën 100 dollarë.
Heqja e vizave
Anëtarësimi në NATO shumëfishon energjinë, shumëfishon besimin e madh të mbarë botës tek Shqipëria dhe shqiptarët. Kam një premtim dhe një thirrje: Premtimi im është se, ashtu siç realizuam anëtarësimin në NATO, do të realizojmë heqjen e vizave, që edhe ne të lëvizim si qytetarë të lirë në mbarë Evropën. Por apeli im është që t i marrim letërnjoftimet elektronike, pasi pa plotësimin e këtij kushti, ju garantoj jo një, por ministrat e disa vendeve nuk do të votojnë për heqjen e vizave për Shqipërinë, sepse këtë e kanë një kusht përcaktues, identiteti i atij që ecën e viziton vendet e tyre duhet të jetë i qartë dhe i saktë. Ndaj le t i marrim letërnjoftimet e reja dhe pasaportat për të barazuar veten tonë më qytetarët e vendeve më të zhvilluara, të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë e vendeve të tjera. Ftojmë qytetarët shqiptarë, që i thonë ditës ditë, t i shtrojnë pyetjen vetes: a ka ndryshuar Shqipëria këto 4 vite, a ka ndryshuar Struma, Kumani apo Fieri dhe atyre që i përgjigjen “po” kësaj pyetjeje, u themi na jepni votën dhe besimin. Ju nuk do të zhgënjeheni, përkundrazi do të fitoni me ne”, - tha shefi i ekzekutivit. Berisha vizitoi edhe disa fshatra të Fierit, ku fillimisht, u ndal në Strumë, ku përuroi fillimin e punimeve për rrugën Strumë-Fier, me gjatësi 24 kilometra dhe vlerë 400 milionë lekë. Kryeministri përuroi gjithashtu fillimin e punimeve të rrugës Kuz-Strumë, me vlerë 50 milionë lekë.
Premtimet e Berishës
1.Dyfishimi i pensioneve në fshat, jo më pak se 100 dollarë
2. Rritjen e pensionit në qytet
3. Rritjen e rrogave për arsimtarët, infermierët dhe mjekët
4. Uljen e taksave, biznesit të vogël dhe të mesëm
5. Uljen e kontributit të sigurimit shoqëror
6. Stimulimin e biznesit të vogël dhe të mesëm
7. Rritjen e investimeve qeveritare në infrastrukturë, energji dhe shërbime sociale
8. Ndërtimin e disa segmenteve të mëdha rrugore, Boshti i Jugut, Rruga e Arbrit si dhe Autostrada e Adriatikut
9. Rishikimin e trajtimit financiar dhe social për shtresat në nevojë, dhe vendosjen e një standardi të ri
10. Investime në ndërtimin e shkollave, qendrave të informatikës, konvikteve, dhe ringritjen e shkollave të mesme profesionale
11. Vazhdimin dhe shtimin e investimeve në zonat rurale dhe fshatra, në rrugë, ujësjellës, shkolla dhe qendra edukimi
Ky lajm është publikuar: 14/04/2009