E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata ekonomike e Ramës, kreu i PS u premton mbështetje fasonëve

Një fond prej 120 milionë dollarë për katër vjet për nxitjen e prodhimit vendas, si përgjgije ndaj krizës që po përpjeton biznesi fason. Ky është angazhimi me të cilin i është drejtuar kreu i opozitës, Edi Rama, bordit të dhomës kombëtare të veshjeve.

Sipas Kryesocialistit, stimulimi i këtij sektori do të krijojë 51 mijë vende pune dhe do ti shtojë buxhetit të shtetit 180 milionë dollarë.
 

Ndërsa fasonistët i kanë kërkuar Edi Ramës që Partia Socialiste të ketë politika konkrete për zhvillimin e këtij sektori, duke shtuar se aktualisht ndihen terësisht të braktisur nga shteti.
 

Kriza ekoniomike po ndihet gjithmonë e më shumë në këtë sektor financiar, i cili po shkurton çdo ditë numrin e punonjësve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›