Raporti sekret, Greqia s’pranon pakt tjetër për detin

Bëhet fjalë për një raport që Ministria e Jashtme ia ka dërguar komisionit parlamentar të Jashtëm. Midis të tjerash thuhej në raport, se Greqia politikisht ka pak mundësi që të pranojë rinegocimin e marrëveshjes, ndërsa shihen si zgjidhje të mundshme që çështjen Athina zyrtare ta dërgojë në arbitrazh ndërkombëtar.
Për rastin, reagoi sot edhe sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu, i cili theksoi se nuk ka asnjë raport të fshehtë.
“Nuk ka asnjë raport apo skenar sekret lidhur me trajtimin e çështjes së kufirit detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë. Materiali i dorëzuar anëtarëve të Komisionit të Politikës së Jashtme përmban vetëm opinione të grupit teknik të ministrisë së Punëve të Jashtme për trajtimin e çështjes së lartpërmendur, në funksion të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Turdiu në një konferencë shtypi.
Ai shprehu keqardhjen që dokumentet zyrtare për përdorim brendshëm, bëhen publik me papërgjegjshmëri”. “MPJ siguron opinionin publik se çështja e marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë po trajtohet me transparencën e nevojshme në përputhje të plotë me interesat e vendit, Kushtetutën dhe legjislacionin ndërkombëtar”, tha Turdiu.
Raporti i Ministrisë së Jashtme
Skenarët e mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve
1- Rinegocimi i marrëveshjes. Politikisht, ka pak mundësi që pala greke të pranojë rinegocim, të paktën për afate të parashikueshme. Arsyet janë të lidhura me debatin e brendshëm politik në Greqi dhe pozicionin e vështirë në të cilin mund të vendosej shumica qeverisëse për shkak se “shumica e mëparshme e negocioi dhe përfundoi marrëveshjen, ndërsa shumica aktuale nuk është në gjendje ta zbatojë”.
2- Pala greke mund ta lërë në heshtje, duke vijuar respektimin nga ana e saj të vijës detare të përcaktuar në marrëveshjen e rrëzuar (siç ka njoftuar me Notën Verbale të datës 25 shkurt 2010, ku çështja trajtohet si një problem i njëanshëm i palës sonë). Ky do të ishte skenar i papërshtatshëm për palën tonë, sepse mban hapur mundësinë e shfrytëzimit të kësaj çështjeje nga ana e Greqisë në një rrethanë të caktuar, ku Shqipërisë do t’i nevojitej mbështetja e Greqisë.
Precedentë: Mosmarrëveshja për kufirin mes Kroacisë dhe Sllovenisë, kur kjo e fundit kërkoi zgjidhje të këtij problemi pikërisht në momentin final, kur diskutohej anëtarësimi në fund të negociatave i Kroacisë në BE.
Bllokimi nga ana e Greqisë për shkak të kundërshtisë për emrin kushtetues të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe bllokimi i miratimit për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.
3- Skenari më ekstrem do të ishte vështirësimi i menjëhershëm i marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë, me implikime shumë negative si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu dhe në proceset integruese të Shqipërisë e në disa organizata ndërkombëtare (KiE, OSBE etj). Me rrethanat e tanishme ky skenar nuk ka gjasa të ndodhë. Në takimin e zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, zotit Meta me ministrin Plotësues të Jashtëm grek, zotin Droutsas, ky i fundit ka dhënë mesazhe pozitive dhe miqësore, por pala greke pret që pala jonë të marrë nismën për të zhbllokuar situatën.
Opsionet për zgjidhjen e procesit të delimitimit detar
Zgjidhja e kësaj situate mund të bëhet me rinegocim për një marrëveshje të re me palën greke, me gjykim ndërkombëtar, ose me arbitrazh.
Rinegocim i marrëveshjes me palën greke
Nëse dy palët shprehen dakord, pala jonë është e detyruar të hyjë në bisedime me një projekt, i cili mban parasysh të gjitha përcaktimet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë rast do të duhet të ngrihet një grup pune ndërinstitucional, i pajisur me plotfuqinë e kryetarit të shtetit për negocimin, ndjekjen e procedurave të brendshme të miratimit në përputhje me ligjin “Për traktatet dhe marrëveshjet”, nënshkrimin, si dhe hyrjen në fuqi të saj.
Mundësia për rinegocim duket shumë e zbehtë. Pala greke është shprehur zyrtarisht se “ka negociuar marrëveshjen në besim të mirë” dhe se ka vendosur “të respektojë atë që është rënë dakord midis palëve” (Nota Verbale e datës 25 shkurt 2010 e Ambasadës greke në Tiranë: “Greece intends to honor the Agreement”).
Zgjidhje me gjykim ndërkombëtar ose me arbitrazh
Nëse palët nuk bien dakord për rinegocim të marrëveshjes dhe kanë dëshirë ta zgjidhin çështjen në një periudhë afatshkurtër, mund ta kanalizojnë atë në dy drejtime:
1. Në kuadrin e përgjithshëm të së drejtës ndërkombëtare, duke qenë se ka ekzistuar një vullnet shtetëror për zgjidhjen e dhënë në marrëveshjen e nënshkruar, ende të paratifikuar dhe e pahyrë në fuqi sipas së drejtës ndërkombëtare, pala greke mund të kërkojë mjete ligjore për aktivizimin e marrëveshjes që e ka cilësuar të drejtë dhe të lidhur me vullnet të mirë. Nëse pala greke vendos të ndjekë këtë shteg, ajo mund t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për mosrespektim nga ana e Shqipërisë të dispozitave të Konventës së Vjenës për të drejtën e traktateve. Argumenti i palës greke: (a) negocimi është bazuar në mirëbesim dhe vullnet të mirë, dhe (b) legjislacioni i brendshëm nuk mund të jetë pengesë për zbatimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare – neni 27, 46, 47 dhe 66 i asaj Konvente.
2. Palët kanë mundësinë t’i drejtohen për zgjidhje sistemit të Konventës për tëDrejtën e Detit. Pjesa XV e Konventës paraqet një sistem të detajuar të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që mund të lindin ndërmjet palëve lidhur me interpretimin dhe zbatimin e Konventës. Ajo i kërkon shteteve palë të zgjidhin mosmarrëveshjet me mjetet paqësore të parashikuara në Kartën e OKB-së. Konventa adopton parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara për mosmarrëveshjet në fushën e së drejtës së detit. Pas shkëmbimit të pikëpamjeve, palët me marrëveshje mund t’i drejtohen një procedure pajtimi sipas Aneksit V të Konventës. Palët së bashku caktojnë pajtuesit, formën e raportimit dhe përgjegjësinë për kostot. Palët mund të mos i pranojnë rekomandimet e dhëna nga pajtuesit. Por, nëse palët dështojnë që të arrijnë marrëveshje me këto mjete, atëherë vihen në lëvizje procedurat që sjellin vendime detyruese.
Mekanizmi detyrues i krijuar nga Konventa parashikon tri alternativa për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve: Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtën e Detit, krijuar në përputhje me Aneksin VI të Konventës (Gjykatën e Hamburgut), Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) dhe Gjykatën e Arbitrazhit ad-hoc, sipas Aneksit VII të Konventës. Çdo palë është e lirë të zgjedhë një ose më shumë mënyra me një deklaratë të shkruar që depozitohet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në çdo kohë. Vendi ynë nuk ka bërë asnjë deklaratë sipas nenit 287, ndërsa Greqia ka deklaruar se preferon Gjykatën e Hamburgut. Nëse palët në një mosmarrëveshje nuk kanë aprovuar të njëjtat procedura, automatikisht mosmarrëveshja i nënshtrohet arbitrazhit, gjithmonë nëse palët nuk bien dakord ndryshe. /S.Ll/Start/
2012-09-13 14:13