E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata elektorale, raporti i KVV: Klima tepër e polarizuar, veprimtaria e KQZ e cunguar

TIRANE - Koalicioni i Vëzhguesve Vendore shpreh shqetësim për situatën në KQZ, dhe u rekomandon partive politike që të arrijnë një konsensus për zgjidhjen e ngërçit në institucionin kryesor të administrimit të zgjedhjeve. Në raportin e dytë parazgjedhor, të publikuar sot nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendore theksohet domosdoshmëria që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të funksionojë i plotë.

Raporti i publikuar sot përfshin periudhën nga 15 marsi deri në 23 maj, ndërsa fushata elektorale do të shoqërohet nga një tjetër raport, që pritet të publikohet pak ditë para datës së zgjedhjeve.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendore konstaton se fushata elektorale ka nisur përpara kohe, duke shkelur afatet ligjore. Për këtë arsye KVV i rekomandon KQZ-së që të marrë masa për të gjitha subjektet politike që nuk kanë respektuar kuadri ligjor.

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›