Mungon avokati, shtyhet sërish gjyqi ndaj Dritan Dajtit
TIRANË- Është shtyrë sërish dhe për të njejtën arsye gjyqi ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër policëve në plazhin e Durrësit në vitin 2009, pranë pistës “Iliria”.
Mosparaqitja e një avokati mbrojtës i ka dhënë shansin të pandehurit Dajti të refuzojë mbajtjen e seancave gjyqësore, duke e kthyer në maratonë këtë proces.
Edhe sot ai ka deklaruar se nuk do pranojë që gjyqi të vijojë pa avokatë. Seanca e radhës është parashikuar për nesër në orën 12:00.
Pak ditë më parë gjykata ka refuzuar kërkesat e avokatit mbrojtës të Dajtit, Ndue Pjetra, që kishte kërkuar 30 ditë kohë për të studiuar rastin dhe 200 mijë euro, si kusht për të marrë në mbrojtje të pandehurin.
(m.a/BalkanWeb)