Fushata, incidentet në Kashar e Bathore 3 në pranga, 4 në kërkim
TIRANE- Incidentet e fushatës elektorale të shënuara dje dy zona periferike të Tiranës kanë vënë në pranga 3 persona ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia e Tiranës nëpërmjet një njoftimi për shtyp jep versionin e saj mbi incidentet mes militantëve PD e PS të ndodhura dje pasdite në Kashar dhe në Bathore.
Policia deklaron se në lidhje ngjarjen në Kashar shërbimet për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë kanë bërë arrestimin e vëllezërve Luan Sulaj, 32 vjec, dhe Viktor Sulaj, 27 vjec, me banim në Kashar Tiranë.
Arrestimet janë kryer mbrëmë rreth orës 23.00, ndërkohë që janë shpallur në kërkim policor shtetasit Alfred Sula, Ismail Sula, Ramazan Sula dhe Ndriçim Lleshi.
“Arrestimi i dy shtetasve të lartëpërmendur u krye sepse dyshohet se në Kashar për motive të dobëta, kanë kanosur me armë dhe goditur me sende të forta shtetasit Fatjon Xhavit Kamberi, 26 vjec dhe Genci Xhavit Kamberi, 33 vjec, banues në Kashar.“- thuhet në njoftimin për shtyp.
Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Kanosjes” “Plagosje e lehtë me dashje” “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 84, 89 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Ndërkohë që për incidentin në Bathore, është bërë arrestimi i shtetasit Krenar Bajram Baja, 21 vjeç, me banim në Bathore Tiranë.
Arrestimi i tij u krye në orën 24.00’ sepse pas një konflikti midis simpatizanteve të dy subjekteve politike, 21 vjecari dyshohet të jetë autor i dëmtimit të dy automjeteve tip Volzvagen Bora dhe Golf, në pronësi të shtetasve Elvis Nazmi Vladi, 20 vjeç, Ardian Bajram Ali, 26 vjeç, banues në Tapizë. I arrestuari akuzohet për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.
(s.g/BalkanWeb)