E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha, digjen 10 ha

MIRDITE- Vazhdon ende zjarri i fuqishëm që përfshiu pasditen e djeshme pyllin me pisha në komunën Orosh të Mirdiëse. Burime të Drejtorisë së Pyjeve të cituara nga NEWS24 informuan se flakët vijojnë të përparojnë duke cuar në 10 hektarë sipërfaqen e pyllit me pisha.

Zjarri, i favorizuar edhe nga era e forte, ka vijuar pa pushim gjatë gjithë natës së mbrëmshme, ndërsa asnjë zjarrfikës nuk ka mundur të depërtojë në vatrën e zjarrit për shkak të terrenit të vështirë.

Kanë qenë vetëm 6 punonjës të Drejtorisë rajonale të Pyjeve dhe disa banorë të zonës të cilët janë përpjekur të mbajnë flakët larg një banese, e cila ndodhet pranë zonës pyjore. Në total janë rreth 100 hektare tokë me pisha të dendura në këtë zonë.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›