Fushata kundër tumoreve, zonja e parë në Korçë
Ndërgjegjësimi i grave për rëndësinë e kontrolleve periodike shëndetësore ka qenë qëllimi i vizitës së zonjës së parë Teuta Topi në qytetin e Korcës e pikërisht në qendrën e Kujdesit Paliativ “Meri Poter” e cila trajton pacientet me sëmundje kanceroze. Zonja Topi ka shprehur gjithashtu shqetësimin e saj për numrin në rritje të të prekurve nga kanceri duke kërkuar më shumë përkujdesje dhe punë për imponimin e kulturës shëndetësore.
"Ndihem shumë e trishtuar kur dëgjoj që numri i këtyre të sëmurëve është vazhdimisht në rritje. Kam përshtypjen që ritmi në rritje i sëmundjes ka të bëjë shumë me ndërgjegjësimin tonë, sepse kam përshtypjen që ne e lemë shumë pas dore", tha Teuta Topi, Zonja e parë.
Korça renditet në qytetet me numrin më të lartë të vdekshmërisë të grave nga kanceri i gjirit dhe në takimin me gratë intelektuale të qytetit të Korçës zonja Topi ka kërkuar prej tyre të punojnë për sensibilizimin e vajzave dhe nënave për parandalimin e kancerit te gjirit
Albana Cakshiri < I mëparshmi