E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta e 20-vjeçarit me drogën

Cdo njeri prej te rinjeve ne qendren Emanuel ka nje histori te dhimbshme. Drama e ketij 20 vjecari filloi kur ende nuk i kishte mbushur 16 vjec. U fut ne boten e droges duke perdorur fillimisht hashashin per te kaluar me pas tek heroina…

"E fillova me hashashin e s'me bente me pershtypje, morri imunitet trupi dhe shkova ne doze me te rende. Dhe thashe te provoj njehere heroinen. Kisha pare, kisha degjuar, erdhi koha thjesht e gjeta, e provova. U fiksova pastaj pas saj, dite per dite duke pire, derisa fillova duke u shpuar me shiringe. Ne fillim me hunde, vize te vogel, pastaj u rrit. ", rrefen ai.

I riu rrefen se heroina e ndau nga shoqeria dhe familja per shume kohe. Per te siguruar dozen e mjaftushme i eshte dashur shpesh te vjedhe dhe te gjendet edhe perballe problemeve me policine.

"Parate vidhja, beja dallavere. Levizje se ta donte trupi, ne moment qe s'kishe heroinen ne xhep, duhet te levizje te gjeje, sepse kishte shume siklete. Te jepte dhimbje, dhe ne moment nuk mendoshe fare si vidhje, nuk te bente pershtypje asnje gje. Thjesht doje dozen, qetesoheshe dhe te rrije ne boten tende", vijon ai historine e tij.

Historia e 20-vjecarit eshte pak a shume e njejte me ate te qindra te rinjeve te tjere qe jane trajtuar dhe vazhdojne te trajtohen ne qendren Emanuel. Tani i eshte shkeputur varesise ndaj droges dhe shpreson ti rikthehet jetes normale jashte qendres.

Gent Hazizi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›