E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis rehabilitimi i sheshit "Nënë Tereza". Rama: E përkohshme

Nis rehabilitimi i sheshit “Nene Tereza”. Tejet i amortizuar nder vite, ai eshte bere nje shqetesim per drejtuesit e automjeteve. Per kete qellim kryebashkiaku, Edi Rama, deklaroi se shtrimi i rruges eshte vetem nje zgjidhje e perkoheshme.

"Do të ketë një konkurs për sheshin "Nënë Tereza", por ndërkohë me rehabilitimin e parkut të liqenit, me domosdoshmërinë që të lehtësohet maksimalisht lëvizja e makinave dhe qytetarëve me aksin që lidh rrugën e hyrjes në park me pjesën tjetër pas sheshit, si dhe për të bërë të mundur që vetë sheshi "Nënë Tereza" të jetë i kalueshëm ne po bëjmë këtë ndërhyrje. Një nderhyrje e kërkuar dhe nga qytetarët, të cilët sot kemi kënaqësinë tu themi se kërkesa e tyre po plotësohet", tha Edi Rama, kryetari i bashkisë së Tiranës.

Alsat < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›