PS krijon bordin e ekonomisë. Cani: Pas 2 vitesh, kolaps ekonomik
Ekonomia shqiptare rrezikon të pësojë kolaps pas dy ose pesë vitesh, tha Shkëlqim Cani, ish guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe nga sot kryetar i Bordit Ekonomik në Partinë Socialiste. Rreziku vjen nga kapja e shtetit dhe megakorrupsioni tha Cani.
"Nuk ka më monopole në Shqipëri, ka megamonopole qeveritare. Në qeveri nuk ka më korrupsion, ka kapje të shtetit. Kot flasim për korrupsion, është term i vjetër. Do jetë vonë, pas dy ose pesë vjetëve do i kuptojnë të tëra këto që po themi, por do jetë vonë. Ekonomia atëherë do të jetë në asfiksi, amulli, shpërfytyrim", tha Cani.
Në të njëjtën linjë, kryesocialisti Edi Rama shprehu shqetësimin për të dhënat jo reale që publikohen nga institucionet shtetërore, që fshehin rrënimin ekonomik. "Një tregues fiskal jashtëzakonisht shqetësues, duke filluar nga të ardhurat tatimore dhjetë për qind më të ulëta se parashikimi. Të rënia 6 për qind nga parashikimi të TVSH, që është indikatori më real, një tkurrje ekonomike në gjithë spektrin ekonomik", tha Rama.
Socialistët krijojnë bordin ekonomik, një strukturë që do të mbikqyrë, reagojë dhe analizojë punën e qeverisë për mbarëvajtjen e ekonomisë duke dhënë në të njëjtën kohë dhe alternativat përkatëse.
Dorian Kodra < I mëparshmi