E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, rritet numri i kredive të këqia

500 kredi të këqija në vlerën e 513 milion lekëve shënojnë bankat që veprojnë në qytetin e Korcës.Për të arritur vjeljen e kësaj shume të majme bankat kanë cuar dosjet e debitorëve në zyrën rajonale të përmbarimit. Problem përbën fakti se një pjesë e madhe e kredimarrësve pasi kanë tërhequr shumën e parave janë largaur nga Shqipëria drejt Greqisë gjë që vështirëson punën e zyrës së përmbarimit.

Specialistët e Agjensisë së Trajtimit të Kredive kanë cuar 52 dosje për ekzekutim në Zyrën e Përmbarimit në Korcë,25 në Pogradec dhe 20 në Kolonjë.Sipas të dhënave nga Agjensia për Trajtimin e Kredive dosjet që janë më problematike dhe që kanë patur një shtrirje të gjatë kohore të moskthimit të të hollave prej një periudhe të gjatë kohore pas dorëzimit për ekzekutim në zyrën e përmbarimit nuk përjashtohet mundësia që debitorët të çohen për ndjekje penale në organin e akuzës.

Albana çakshiri < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›