E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Rama, gabime me adresarin

Nje dite pasi bashkia e Tiranes publikoi te dhenat mbi ecurine e projektit per adresarin e ri, ministria e Brendshme ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Edi Rama. Zevendesministri Ferdinand Poni duke e cilesuar te vonuar punen e bashkise se kryeqytetit, deklaroi se informacioni duhej te ishte percjelle ne Ministrine e Brendshme.

"Ajo që Rama u përpoq të trumbetonte si sukses dje, është një punë që duhet të kishte përfunduar në janar 2009, në mars 2009, në tetor 2009, por fatkeqësisht edhe sot që flasim informacioni nuk ështe i plotë dhe as në përputhje me standartet e Projektit të Sistemit të Adresave. Materialit të bashkisë i mungojnë mbi 130 rrugë dhe mijëra ndërtesa që kanë korrelacion teknik me to", deklaroi Poni

Ministria e Brendshme konstaton se ne projektin e bashkise se Tiranes eshte shkelur edhe parimi i kofidencialitetitei te dhenave per qytetaret. "Shumica e informacioneve që kërkohen nga Bashkia; numri i celularit, punësimi, arsimi, profesioni, vendi nga vjen nuk jane fare kërkesa të Projektit dhe cënojnë hapur konfidencialitetin e të dhënave duke rrezikuar vonimin dhe dështimin e procesit", vijon Poni.

Bashkia e kryeqytetit beri me dije se ka perfunduar puna per caktimin e adresave ne cdo ndertese te kryeqytetit.Nderkohe qe sipas ministrise se brendshme ky process ka perfunduar ne mbi 80 perqind te bashkive te vendit

Gent Hazizi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›